Temperaturat e larta shtojnë fluksin në spitale

Shqipëria

Temperaturat e larta shtojnë fluksin në spitale

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 17:05

Temperaturat e larta te ketyre diteve kanë sjelle fluks ne rritje të pacientëve ne sherbimin infektiv ne Qendren Univeristare “Nënë Tereza”. Mjekët thonë se numri eshte dy here me i larte se kapaciteti dhe sygjerojnë zbatimin e sistemit të referimit.
Termometri në keto dite vere arriti mbi 40 grade Celsius,duke sjelle nje vrag problemesh kryesisht tek njerezit qe vuajne nga semundje kronike.
Pakujdesia dhe ekspozimi për një kohë të gjatë në diell ka sjellë një numër të lartë të prekurish, te cilët jane trajtuar ne spitalin infektiv ne Tirane. Ne nje dite ne kete institucion shendetesor paraqiten 130 pacientë qe shenon dhe fluskin më të lartë deri tani.
“Këta persona që janë të sëmurë kronikë japin dhe problematika pikërisht nga të nxehtit. Rastet që vinë në spitalin tonë kapin në ditë rreth 130 veta që në një moment të caktuar që nëse pretendojmë ti shtrojmë të gjithë është 70 veta. Mendoni sesa në vështirësi vendosen mjekët për të menaxhuar këto lloj rastesh”.
Mjeku infeksionist, Gentian Stroni, tha se shërbimi i infektivitit e ka të vështirë të përballojë këtë fluks që është dy herë me i larte se kapacitetet.
“Njerëzit e kanë shumë më të lehtë që të vinë drejtpërdrejt në spital duke menduar që aty është mjekimi më i duhur ose shërbimi që ata duan. Por nga ana tjetër kur vinë dhe gjejnë një turmë të madhe njerëzish për tu mjekuar ata fillojnë dhe krijojnë pakënaqësi. Ndaj njerëzit do duhet që paraprakisht të marin mjekimin sipas sistemit të referimit nga mjeku i familjes tek mjeku referent”.
Mjekët rekomandojnë shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut si dhe konsumimin e lengjeve dhe ushqimeve të freskëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat