Dhuna në jetimoren e Shkodrës sjell debate në Komisionin e Shëndetësisë

Shqipëria

Dhuna në jetimoren e Shkodrës sjell debate në Komisionin e Shëndetësisë

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:46

Videoja e publikuar dje në media ku punonjës të jetimores së Shkodrës dhunonin fëmijët ka shkaktuar debate të shumta në komisionin e shëndetësisë. Kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi ka shpërthyer në një lumë akuzash ndaj drejtoreshës së këtij institucioni në Shkodër. Po ashtu ajo propozon që pas këtij rasti të inspektohen të gjitha qendrat e jetimoreve.

Klodiana Spahiu tha se nuk duhet ta përgjithësojmë çështjen pasi ky është një rast i veçuar. Por deputetja socialiste Olta Xhaçka mbështeti idenë e propozuar nga Vokshi për kontrollin e përgjithshëm.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ka dënuar ngjarjen në Shkodër dhe ka larguar menjëherë nga puna punonjësit e jetimores si dhe i ka çuar ata për ndjekje penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat