Braho: Do çmontojmë nga rrënjët inkubatorin kriminal të Lazaratit

Shqipëria

Braho: Do çmontojmë nga rrënjët inkubatorin kriminal të Lazaratit

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 16:56

Situata në Lazarat është risjellë sërish në fokus nga Spartak Braho, i cili ka konfirmuar se do të çmontojnë nga rrënjët inkubatorin kriminal. Pas përfundimit të seancës dëgjimore me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho, shprehu besimin se strukturat e Policisë së Shtetit dhe i institucioneve të tjera shtetërore do të arrijnë që të luftojnë krimin në Lazarat dhe në të gjithë Shqipërinë.

“Komisioni i Sigurisë Kombëtare, sipas procedurave organizoi këtë llogaridhënie të ministrit dhe të përfaqësuesve të tjerë të Policisë së Shtetit, me qëllim jo vetëm informimin, por dhe solidarizimin me aksionin e suksesshëm të Policisë së Shtetit dhe për përcaktimin e masave për të ardhmen.

Policia e Shtetit, Qeveria, tërë strukturat e qeverisë të kësaj mazhorance, do ta çmontojnë nga rrënjët inkubatorin kriminal të Lazaratit dhe tërë lazaratët e tjerë të Shqipërisë”, tha Braho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat