Berisha i uron ditëlindjen Lilit: Mirënjohje mbretëreshës së familjes

Shqipëria

Berisha i uron ditëlindjen Lilit: Mirënjohje mbretëreshës së familjes

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 21:06

Ish -Kryeministri Sali Berisha është shkëputur për një moment nga aktualiteti politik.
Statusi i tij sot në Facebook është për bashkëshorten e tij Lili, siç e thërret ai.
Zonja Berisha ka sot dy gëzime, feston 67-vjetorin e lindjes dhe sëbashku me ish- kryeministrin edhe 44-vjetorin e martesës.
Në rreshtat dedikuar bashkëshortes së tij, Berisha nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla dhe mirënjohjen për udhëtimin 44- vjeçar përkrah saj.
“Festë familjare!
Të dashur miq, familja jonë festoi sot ditëlindjen e mbreterëshës së mirësisë dhe dashurisë të saj, festoi 67 vjetorin e Lilit dhe 44 vjetorin e martesës tonë!
Mirënjohje të pakufishme Lilit nga e gjithë familja, nga Arti deri tek unë, për gjithçka ajo ka bërë për ne të gjithë. Gezuar Lili!! Sb”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat