​PD për vrasjen e çekëve: Kush ka informacion të ndihmojë hetuesit

Shqipëria

​PD për vrasjen e çekëve: Kush ka informacion të ndihmojë hetuesit

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 22:30

Partia Demokratike e Shqipërisë dënon ashpërsisht vrasjen makabre të dy qytetarëve çekë dhe kërkon nga strukturat përgjegjëse shtetërore të merren të gjitha masat për një hetim të shpejtë dhe energjik për kapjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve të këtij krimi të shëmtuar.

PD u bën thirrje kujtdo që ka informacion në lidhje me këtë ngjarje kriminale të ndihmojë në hetimin e saj duke informuar organet e rendit dhe të prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat