Guvernatori Sejko takon ambasadorin grek në Tiranë

Shqipëria

Guvernatori Sejko takon ambasadorin grek në Tiranë

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 17:52

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është takuar të premten me ambasadorin grek në Tiranë, Leonidas Rokanas.

Takimi Sejko-Rokanas është bërë në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe ekonomike, por në të janë diskutuar edhe zhvillimet më të fundit në Greqi.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë deklaroi të mërkurën se dalja e Greqisë nga eurozona, edhe pse nuk i cënon bankat shqiptare, mund të godasë rritjen ekonomike të vendit. Konkluzionin e bëri publik guvernatori pas mbledhjes së këshillit.

“Kriza greke mund të ndikojë në korrektimin e rritjes ekonomike. Po bëjmë të gjitha llogaritjet e mundshme të skenarëve pozitivë dhe negativë, por, për momentin ne jemi në përputhje të plotë me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me qeverinë shqiptare për rritjen ekonomike”, tha Gent Sejko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat