KQZ diskuton ankimimin e opozitës për Kurbinin

Shqipëria

KQZ diskuton ankimimin e opozitës për Kurbinin

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 11:38

Në mbledhjen e radhës të KQZ-së po diskutohet për kërkesën e ankimimit të opozitës për bashkinë Kurbin.

11:13- Kosovrasti: Vendimet me 3 vota të paligjshme

"Vendimet merren me shumicë vote, ndërsa në Kurbin ka ndodhur e kundërta. Majlinda Cara nuk duhej të ishte komisionere, kështu që vota e saj nuk llogaritet. Duke u bazuar tek ligji zgjedhjet në bashkinë e Kurbinit janë të paligjshme", tha Kosovastri.

10:54- Kaso: Paligjshmëria nisi kur KQZ shkarkoi 8 anëtarët e PD-së

Në fjalën e tij, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi se paligjshmëria për këtë bashki nisi që në momentin kur KQZ shkarkoi 8 anëtarë të një KZAZ-je në Kurbin.

“Paligjshmëria ka nisur që nga momenti i shkarkimit të 4 komisionarëve, të cilët kanë qenë në detyrë. Brenda dy orëve, 8 nga anëtarët e APPD-së për Kurbinin, u shkarkuan nga ana juaj”, tha Kaso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat