PS-PD shtyjnë afatin e komisionit për dekriminalizimin

Shqipëria

PS-PD shtyjnë afatin e komisionit për dekriminalizimin

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 12:04

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakord për të shtyrë punën e komisionit në lidhje me çështjen e dekriminalizimit.

Vendimi u mor sot në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit menjëherë pas kërkesës së bërë nga opozita

Mësohet se komisioni për dekriminalizimin do të funksionojë deri më datë 31 dhjetor. Ky komision u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë më 19 shkurt të këtij viti. Ai u miratua me 102 vota pro me konsensus nga të gjitha forcat politike dhe drejtohet nga deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.

Ndërkohë, vendimi përfundimtar do të merret në seancën plenare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat