Kukës, policia 24 orë patrullime në Rrugën e Kombit

Shqipëria

Kukës, policia 24 orë patrullime në Rrugën e Kombit

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 11:50

Në qarkun e Kukësit policia ka shtuar patrullimet dhe ka kaluar në shërbim të përforcuar. Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore përgjatë rrugës së kombit, do të monitorohet qarkullimi 24 orë pa ndërprerje.
Kukës-Policia rrugore në Qarkun e Kukësit kanë kaluar në shërbim të përforcuar, për të parandaluar ngjarjet e ndryshme kriminale, por edhe aksidentet rrugore që mund të ndodhin në gjithë gjatësinë e rrugës Morin-Kukës-Kalimash.
Nisja e sezonit turistik ka bërë që policia rrugore të marë masat për menaxhimin e fluksit në këtë arterie të rëndësishme të pushuesve nga Kosova, kur mijëra i drejtohen bregdetit shqiptar, në ditët e nxehta të verës.
Sezoni turistik është çelur zyrtarisht më 15 qershor dhe do të zgjasë deri më 15 shtator. Cdo vit numri i aksidenteve ka qenë i lartë, ndonëse policia ka sensibilizuar drejtuesit e automjeteve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat