Vasili: S' humbën kandidatët e LSI, por të ASHE

Shqipëria

Vasili: S' humbën kandidatët e LSI, por të ASHE

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 22:25

Kreu i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka qenë i ftuari emisionit të radhës në “5 pyetjet nga Babaramo”, ndërsa ngulmoi se nuk kanë humbur kandidatët e LSI, por të ASHE-së theksoi se do të bëhet një analizë nga e cila do të nxirren edhe përgjegjësit të cilët nuk i janë përmbajtur angazhimit për zonat e tyre.

"Risia e re na solli fitoren në 75 % të vendeve. Risia ishte se kandidatët ishin të të gjithë koalicionit. Llogaritëm se cili kandidatët maksimalizionte votat. ASHE ka humbur në nivel vendi 14-15 bashki. Të gjithë kanë rënë dakord se kandidati maksimalizonte votat. Është thënë se kandidati është edhe i PS edhe i LSI. Negocimi ka nxjerrë gjithmonë kandidatin më të mirë."- tha Vasili i pyetur për humbjen e kandidatëve të LSI në disa prej Bashkive, duke shtuar se "Do të analizojmë se ku cedoi bashkëpunimi dhe do e përmirësojmë për një rezultat për në 2017. Askush nuk mund të ndryshojë këtë metodikë."

Më tej Vasili ka paralajmërur se nga ana e LSI do të merren edhe masa për ata të cilët nuk i janë përmbajtuar agazhimeve të tyre më 21 qershor, kryesisht në ato Bashki si Mallakastra, Pogradeci etj. ku rezultatet e votave për këshilltarë nuk janë përputhur me votat për kandidatët të cilët kanë humbur.

"Përgjegjësitë përkatëse çdo kush do t’i mbajë. Atje ku ka dështuar LSI do mbajë përgjegjësi, edhe për PS ashtu i bie.Kushdo nga LSI që nuk ka realizuar angazhimin e tij për zonën e caktuar do të merret masa politike e duhur. Ne nuk do tolerojmë asgjë. Besoj se edhe PS do veprojë në të njëjtën mënyrë, por i takon asaj të vendosë."- tha Vasili se duke shtuar se nuk ka parë asnjë mosmarrëveshje në 21 qershor mes dy forcave.

I pyetur nëse ka fërkime në bazë mes mbështetësve të LSI dhe atyre të PS, Vasili u përgjigj se fitorja në 75 % të territorit tregon se kjo nuk ka ekzistuar.

"Kemi fituar 75 % të votave, tregon se nuk ka fërkime. Nuk besoj se duhet të shkojmë te 99 %. Me një rezultat perfekt do të shkonin 92-94%. Do shikojmë ku ka vend për përmirësim."- tha Vasili.

Intervista e plotë
Si e lexoni rezultatin e zgjedhjeve të 21 Qershorit?

Ka mjaft lexime pozitive. Duhen përcjellë edhe problematikat e saj. Por dy shtyllat e procesit ecën normalisht. Në krye të 2-3 ditëve patëm një rezultat në duar.
Si është raporti i forcave?
Këto 3 blloqe të mëdha bashkëndajnë pjesën dërrmuese të politikës në Shqipëri. Po ta përkthenim saktësisht në mandate deputetesh. Mandatet e LSI ishin dyfishuar. Ky ka qenë një nga proceset ku problemet kanë qenë thuajse inekzistente. Zgjedhjet e 21 qershorit duhet vlerësuar pozitivisht
Të flasim për rezultatin. Si u nda rezultati në Fier?
Rezultati flet vetë. Kemi dalë forcë e dytë. Është dyfishuar rezultati i LSI. Komentet e tjera nuk kanë rëndësi.
Si i shikoni rezultatet e PD?
Këto analiza i takojnë PD-së ti bëjnë. Bëri një fushatë që s’kishte lidhje me problematikat e shqiptarëve. Kujtonin se do thonin një gënjeshtër të madhe dhe shqiptarët do ta hanin. Mund të ishin përballuar për variantet. Në momente të caktuara PD u bë qesharake.
Në këshillat bashkiake se nuk votohet për parti, por votim nepotik.
Kjo është një nga problemet e mëdha të analizës politike në Shqipëri.Nuk është parë ndonjë analist shqiptar që të kuptojë se cilat janë kurset, humoret, apo të shkojnë në qendër. Pa e parë problemin përpiqen të shohin konkluzione.
Keni humbur disa bashki të cilat ishin basti juaj kryesor?
Risia e re na solli fitoren në 75 % të vendeve. Risia ishte se kandidatët ishin të të gjithë koalicionit. Llogaritëm se cili kandidatët maksimalizionte votat. ASHE ka humbur në nivel vendi 14-15 bashki. Të gjithë kanë rënë dakord se kandidati maksimalizonte votat. Është thënë se kandidati është edhe i PS edhe i LSI. Negocimi ka nxjerrë gjithmonë kandidatin më të mirë.
Në Pogradec, Aleanca juaj ka marrë thuajse 70 % të votave, por kandidatja juaj ka humbur?
Do të analizojmë se ku cedoi bashkëpunimi dhe do e përmirësojmë për një rezultat për në 2017. Askush nuk mund të ndryshojë këtë metodikë.
Revokuat zgjedhjet e 2007, në 2008 u rikthye lufta mes PS-LSI, mosmarrëveshjet e 21 qershorit a mund të reflektojnë në 2017.
Nuk kam parë asnjë mosmarrëveshje në 21 qershor. Përgjegjësitë përkatëse çdo kush do t’i mbajë. Atje ku ka dështuar LSI do mbajë përgjegjësi, edhe për PS ashtu i bie.
Çfarë nuk ka funksionuar?
Dikush nuk i ka qëndruar me kosenguencë angazhimit të tij për këtë çështje
A vijojnë fërkimet në bazë?
Kemi fituar 75 % të votave, tregon se nuk ka fërkime. Nuk besoj se duhet të shkojmë te 99 %. Me një rezultat perfekt do të shkonin 92-94%. Do shikojmë ku ka vend për përmirësim.

Duket qartë se mbështetësit e LSI, kanë mbështetur kandidatët e propozuar nga PS
Bashkëpunimi ka prodhuar një rezultat të jashtëzakonshëm. Ka një vend për përmirësim. Në disa vende ka edhe vend për përmirësim të thellë.
Juve të LSI e keni ulur tonin, në fillim u fol për Pazar në Pogradec, më pas deklaratat e Metës për një rezultat që duhet lexuar qartë dhe komplimente për Kosovën...
Shifrat që ju më ofruat treguan një Pazar të tipit të Roskovecit, rezultatet ishin kontradiktore. Meta po ashtu edhe si ambasadori i SHBA e përshëndeti Halim Kosovën për një garë qytetare. Më tutje rezultati duhet të lexohet nga të gjithë. Tregon se Aleanca fitoj akoma më thellë. Do nxjerrim edhe mësimet tona që aleanca të jetë gjithmonë e më e fortë. Nuk shoh ku është toni i ilir Metës.
Pra ju nuk shikoni se jeni shitur nga drejtuesit e nivelit të dytë të PS?
Një analizë e plotë do të nxjerrë këtë paradoks.
Ky pazar do marrë ndonjë ndëshkim?
Kushdo nga LSI që nuk ka realizuar angazhimin e tij për zonën e caktuar do të merret masa e duhur. Ne nuk do tolerojmë asgjë. Besoj se edhe PS do veprojë në të njëjtën mënyrë, por i takon asaj të vendosë.
Mallakastra, gati 70% arriti e majta, por si Bashki u humb
Këtu kishte më shumë se Pazari i Roskovecit, e majta kishte vota aq të bollshme sa të zgjidhte kandidatin e saj dhe të mbeteshin edhe vota për PD. Por rezultati ishte tërësisht i kundërt.
Cilat kanë qenë informacionet për Mallakastrën?
Informacionet kanë qenë që Bashkia u trysnua me para e blerje votash edhe me ushqime nga kandidati i djathtë që fitoi. Iu i shikoni fare qartë votat që PD ka marrë si forcë politike.

Berisha këto zgjedhje i cilësoi më të këqijat?
Nuk e beson Berisha këtë. Doktori është usta i vjetër i politikës. Berisha është shumë i qartë në raportet elektorale, e di shumë mirë se çfarë do të thotë që mbi 75% të territorit ta ketë kundërshtari.

Thotë që ka pasur blerje masive votash?

Është e vërtetë që ka pasur por nuk ka pasur asnjë denoncim, as nga Berisha as nga askush. Në Vorë kemi parë blerje.
Betejën për Vorën do ta vazhdoni?
Sigurisht! Është një nga garat e bëra pis. Një garë e bërë pis në atë nivel dhe e manipuluar në sytë e të gjithë njerëzve. E kërkon jo thjeshtë rezultati, por është për të përmirësuar që ky mekanizëm të mos jetë prezent.
A besoni se nuk e keni faktorin ndërkombëtar në favor për këto zgjedhje? Ambasadori amerikan ka folur për dekriminalizimin…
Vullneti i mazhorancës ka qenë i fortë për dekrimializimin. Unë kam qenë një nga firmëtarët e marrëveshjes. Ne kërkuam që të vendosej dhe në Kodin Zgjedhor ndalimi për këtë çështje, opozita ishte e vetme që nuk ishte e interesuar. Opozita e lë dhe e zë këtë temë vetëm për të mbajtur të karikuar klimën politike.
Keni dhe deklaratën e Bruk, që thotë se vetëm gjysma e këtyre pretendime të raportit të jenë të vërteta atëherë zgjedhjet kanë qenë totalisht të manipuluara…
Besoj jo vetëm unë dhe ju, por dhe shqiptarët që konsumojnë politikë janë të qartë lidhur me objektivitetin e deklaratës së tij. Objektiviteti i tij lë për të dëshiruar.
Këto zgjedhje janë të lira dhe të ndershme?
Do ju sugjeroj një gjë tjetër, për të mos dhënë unë përgjigje. Hapni një sondazh dhe pyesni. Në momente të caktuara thuhej se fushata ishte shumë soft. Ju nuk keni pasur ditë më të varfër për lajme. Opozita duhet të jetë më e lumtur se të gjitha se në një proces të mirë zgjedhor nuk do i prekë njeri votat.
Ju thoni që i keni fituar zgjedhjet, por Gjinushi thotë se e majta ka zbritur me 160 mijë vota...
Unë matematikë sa ky zotni nuk di. Por di që në 61 bashki 45 i ka fituar mazhoranca. Në qoftë se 75% është humbje dhe rënie atëherë po. Fitoret kanë qenë shumë më të ulëta, kur ky ishte aleat.
Basha thotë se partia e tij ka bërë hap të madh para...
Mos e lexon si puna e këtij tjetrit! Të shikoi çfarë kishte në 2011 dhe çfar ka në 2015. Ka nja 40 e ca përqind më pak. Ai thotë që është fitore… po mirë edhe ëndrra është një e drejtë…
Ju keni qenë dhe nënkryetar bashkia i z. Basha. Çfarë keni ndjerë kur tha që LSI është streha e maskarenjve?
Një njeri ka të drejtë të lajthisë dhe ky është problem mjekësor jo politik. U marros nuk ka asgjë të keqe.
Thatë që kryetari real është Berisha? Ka një moment interesant se Basha ju sulmon ashpër juve të LSI ndërsa doktori…
Dallimi është ky, njëri është kryetar i vërtetë.
E shikoni qëndrimi ndryshe Berishës për të mikluar LSI-në, për ta afruar…
Dallimi i një politikani nga një njeri që është rastësisht në politikë është ky se Berisha e njeh mirë LSI dhe PS se me të dyja ka bashkëpunuar me njërën ka ndarë pushtetin dhe me njërën ka bërë reforma.
Përgjithësisht pas zgjedhjeve bëhen ndryshime në qeveri?
Në zgjedhjet e fundit në 2011 nuk pati ndryshime në qeveri. I bëri Doktori. E majta nuk i lidh zgjedhjet lokale me ndryshimet në qeveri. Kapiten është Rama, ai i bën ndryshimet kur e shikon të arsyeshme.
Ju mendoni se duhet të bëhen ndryshime?
Nuk është në tagrin tim të bëj komente dhe analiza për këtë çështje. Objektiva dhe performancë shkojnë në sinkron.
Duhet të reflektohet ky realitet i ri politik?
Nuk i lidhim rezultatet e zgjedhjeve vendore me çështjet e qeverisë. Kryeministri është sovran për të ndërhyrë në ndryshimin e qeverisë. Asnjë ministër nuk është i imunizuar. Nuk është kreu i LSI që monitoron punën e qeverisë, është kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat