LSI shkarkon Pjerin Xhuvanin pas skandalit të barnave

Shqipëria

LSI shkarkon Pjerin Xhuvanin pas skandalit të barnave

Më: 7 qershor 2015 Në ora: 13:19

Pas publikimit të skandalit të barnave të rimbursueshme ku dyshohet se është përfshirë edhe drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Pjerin Xhuvani, LSI ka vendosur përjashtimin e tij nga strukturat e kësaj partie.

Pjerin Xhuvani është shkarkuar nga posti i kryetarit të LSI në Elbasan.

Xhuvani u arrestua pak ditë më parë në skandalin ku janë përfshirë 4 drejtues të lartë dhe 5 farmacistë.

Ka qenë sekretari i Përgjithshëm i LSI Luan Rama që ka njoftuar sot shkarkimin e Pjerin Xhuvanit.

“LSI ka vendosur shkarkimin nga detyra e kryetarit të LSi-së së Elbasanit Pjerin Xhuvani dhe një herësh e zhvesh nga të gjitha atributet e përfaqësimit të tij në çdo nivel apo strukturë të LSI duke komanduar në përgjegjësinë e drejtimit të LSI-së së këtij qyteti, Edmond Haxhinaston”, deklaroi Rama.

Rama tha se LSI dënon me forcë çdo akt implikimi, abuzimi të cilitdo personi që rezulton i implikuar dhe “inkurajon dhe mbështet me forcë prokurorinë të bëjë hetim të plotë me shumë përgjegjësi dhe tërësor të të gjithë të implikuarve në këtë skemë duke ndëshkuar me forcën e ligjit cilindo që rezulton i implikuar pavarësisht emrit apo pozicionit të tij në administratë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat