Spahiu publikon të dhënat për kontrollet mjekësore

Shqipëria

Spahiu publikon të dhënat për kontrollet mjekësore

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 19:00
Pamje nga videoja

Shërbimi i Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-up) po vazhdon të ofrohet në qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.

Përgjegjësja për shërbimin e Check-up pranë Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH), Edlira Boriçi, ka bërë të ditur se paralelisht me ofrimin e këtij shërbimi, po punohet edhe për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e pajisjeve, sistemeve informatike dhe proceseve të punës.

Këto ndërhyrje synojnë rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimit, duke garantuar një funksionim sa më të mirë të tij.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Klodiana Spahiu, që nga 9 shtatori, kur shërbimi kaloi tërësisht nën administrimin e shtetit, janë kryer rreth 51 mijë kontrolle mjekësore bazë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat