I akuzuar për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon kryebashkiakun e Vaut të Dejës

Shqipëria

I akuzuar për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon kryebashkiakun e Vaut të Dejës

Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 11:56
GJKKO

GJKKO ka dhënë sot vendimin për kryebashkiakun e Bashkisë së Vaut të Dejës, Krisitian Shkreli, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se GJKKO se Shkreli u dënua me q vit burg për akuzën “korrupsion aktiv në zgjedhje”, që u konvertua në 100 orë punë në komunitet.

Në përfundim të shqyrtimit të provave, SPAK i kishte kërkuar gjykatës shpalljen fajtor të Shkrelit për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Prokuroria kërkoi dënimin me 1 vit burg, si dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.

Kristjan Shkreli u mor i pandehur nga SPAK, pasi dyshohet se gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ka ndikuar në mënyrë të paligjshme në vota në favor të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat