Rama në Përmet për të mbështetur Gilberto Jaçen

Shqipëria

Rama në Përmet për të mbështetur Gilberto Jaçen

Më: 30 maj 2015 Në ora: 19:07

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Përmet sot për të mbështetur kandidatin e Partisë Socialoiste për këtë bashki, Gilberto Jaçe.

Gilberto Jaçe “në këto 4 vjet ka treguar se është njeriu i duhur, pasi pavarësisht një mandati të vështirë me dy vitet e para pa asnjë investim e mbështetje nga qeverisja qëndrore, në 18 muajt e fundit tregoi se aty ku ka vullnet për punë, gjerat mund të ndryshojnë me shpejtësi dhe në Përmet ka filluar të ndjehet era e fortë e ndryshimit”, – u shpreh Rama.

“Ky është vetëm fillimi dhe vota e 21 Qershorit, mbështetja për Gilberton, mbështetja për këshilltarët e Partisë Socialiste, mbështetja për projektin tonë të përbashkët për Përmetin do të jetë fillimi i një mandati të ri me shumë më tepër punë dhe në 4 vitet e ardhshme të bëjmë për Përmetin e përmetarët sa ç’nuk është bërë në 20 e kusur vite të marra sëbashku” – vijoi kryeministri me fjalimin e tij.

Rama përfundoi duke thënë se “Përmeti është një bashki e re sot, me potenciale shumë të mëdha dhe ne së bashku me Gilberton kemi programin e duhur, për ti dhënë një shtytje të fortë zhvillimit të këtij potenciali në mënyrë të qëndrueshme dhe të mbështetet drejtpërdrejt përmes investimeve, që ne do të bëjmë, qoftë në infrastrukturë, qoftë për rritjen e prodhimit bujqësor dhe blegtoral në Përmet, qoftë edhe për programet e nevojshëm që të rejat e të rinjtë e Përmetit ta shohin të ardhmen e tyre këtu dhe përmes trajnimeve dhe arsimit profesional, të ndërtojnë një jetë të denjë me punën e tyre të ndershme, këtu në Përmet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat