Cara: Përmirësim të kushteve të turizmit në Golem

Shqipëria

Cara: Përmirësim të kushteve të turizmit në Golem

Më: 30 maj 2015 Në ora: 16:43

Në takimin me banorët e fshatit Golem, kandidati i Partisë Demokratike, Engjëll Cara vuri theksin tek zhvillimi turistik e kulturor të Golemit.

“Ne kemi projektin tonë për Golemin dhe kavajasit dhe nuk do të ndalemi derisa prosperiteti dhe zhvillimi i këtij vendi, të vijnë nga ju dhe të jetë për ju” , tha ai.

Sipas tij, e rëndësishme për këtë zonë, në funksion të zhvillimit të turizmit, është edhe uji i pijshëm, por edhe shumë investime që do të jenë të prekshme nga të gjithë banorët.

“Për të gjithë komunitetin dhe për turizmin do të garatojmë ujin e pijshëm. Investime të prekshme për çdo banor, nga Golemasi në bregdet, nga Golemasi në Qerret. Kujdes të veçantë do të bëjmë për përmirësimin e kushteve të turizmit”, u shpreh Cara ndër të tjera. Më tej, kandidati Cara, u premtoi banorëve, gjallërimin e jetëa ekonomike dhe social kulturore të zonës.

” Ne marrim përsipër që, të gjallërojmë jetën ekonomike, social-kulturore në këtë zonë, ku sot kemi një kinema, e cila ka nevojë për mbështetje dhe rikonstruksion, që të jetë një vatër kulture për të gjithë banorët e Golemit dhe për të gjithë turistët që vijnë e kalojnë pushimet në Golem”, deklaroi Cara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat