Tushaj takon biznesmenët premton mbështetje ndaj tyre

Shqipëria

Tushaj takon biznesmenët premton mbështetje ndaj tyre

Më: 30 maj 2015 Në ora: 15:22

Kandidati i ASHE për Bashkinë e Lezhës Viktor Tushaj, është takuar me biznesmenë të qytetit.
Për kandidatin e majtë, biznesmenët janë të parët që vuajnë pasojat e cdo krize ekonomike ne botë.

Tushaj garantoi bizneset se do të kenë gjithë mbështetjen e duhur për tiu siguruar barazinë para ligjit, dhe dhenien e mundesisë së vendimarrjes së një çështjeje para se të diskutohet në këshillin bashkiak.

Vikor Tushaj: “Për shkak të eksperiencës që kam premtoj se do jem në krah të bizneseve për ti siguruar barazinë përpara ligjit dhe të garantoj mbështetje reale për taksat dhe tarifat. Të jeni ju ata që të vendosni aq sa parashikon ligji këto taksa e tarifa”.

Në mbështetje të Kandidatit Viktor Tushaj, ishte Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli si dhe deputetët Ndoka dhe Kadeli. Ministrja e mbrojtjes shprehu besimin se projektet e Viktor Tushaj janë mjaftueshmërisht atraktive për ta bërë qeverinë që ti gjejë paratë për të investuar.
Mimi Kodheli: “Besoj fort që projektet e piktorit janë mjaftueshmërisht atraktive për ta bërë qeverinë që ti gjejë paratë për të investuar. Lezha është kthyer në një kantier”.

Gjatë takimit biznesmenët shpalosën një sërë pikash të cilave kryetari i ardhshem i bashkisë duhet t’iu përmbahet në raport me bzineset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat