PD: Rama firmosi lejen e ndërtimit për klinikën e Halim Kosovës

Shqipëria

PD: Rama firmosi lejen e ndërtimit për klinikën e Halim Kosovës

Më: 30 maj 2015 Në ora: 15:20

Partia Demokratike I quant ë paskrupullta akuzat për kandidatin e djathtë Halim Kosova se klinika e tij është ndërtim pa leje. PD vuri në dispozicion disa dokumente ku vërtetonte se vetë Rama kur ka qenë kryetar bashkie ka dhënë leje për ndërtimin e saj.

“Edi Rama e bëri qesharak kandidatin e tij për Tiranën, kur e nxori dje të sulmojë doktor Halim Kosovën në lidhje me godinën e klinikës, që sipas tij është ndërtuar pa leje.
Edhe më qesharak u bë kandidati po të keni parasysh mllefin që përdori dje me këto akuza, bazuar në mashtrim e shpifje.

Kjo që po ju tregoj tani, është një leje ndërtimi për rikonstruksion objekti, dhe leje ndërtimi për shtesë objekti, që Edi Rama ka firmosur në vitin 2004 kur ishte kryetar Bashkie, për klinikën e z.Kosova. Kjo është e vërteta e dokumentuar, për të cilën askush nuk kishte dyshim, sepse Halim Kosova asnjëherë në jetën e tij nuk ka shkelur ligjin.

Atëherë pse Erion Veliaj, gënjen, mashtron dhe shpif? Me siguri e ka nga halli” tha Reila Bozdo nga selia e PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat