Shqipëria me çmimin e energjisë më të shtrenjtë në rajon

Shqipëria

Shqipëria me çmimin e energjisë më të shtrenjtë në rajon

Më: 29 maj 2015 Në ora: 15:42

Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon për familjet. Zyra për Statistika e Komisionit Evropian Eurostat publikoi statistikat e fundit për çmimin e energjisë elektrike dhe të gazit në Evropë.

Në bazë të statistikave vjetore të publikuara nga Zyra për Statistika e Komisionit Evropian Eurostat, Kosova renditet ndër vendet me çmimin më të ultë të energjisë elektrike në rajon për familjet, duke treguar se qytetarët paguajnë mesatarisht 5,5 cent për kilovat në orë.

E dyta në listë renditet Serbia me 6.1 cent për kilovat në orë, ndërsa pas Serbisë lista vazhdon me Maqedoninë me 6.76 për kilovat në orë, Bosnja dhe Hercegovina me 7.9 kilovat në orë, Mali i Zi me 8.83 për kilovat në orë. Sipas statistika, Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon duke arritur kështu çmimin prej 11.6 cent për kilovat në orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat