Linja e re në Durrës, shqiptarët tjetër mundësi për të udhëtuar drejt Italisë

Shqipëria

Linja e re në Durrës, shqiptarët tjetër mundësi për të udhëtuar drejt Italisë

Më: 29 maj 2015 Në ora: 08:57

Prej muajit korrik shqiptarët do të kenë një tjetër mundësi për të udhëtuar drejt Italisë. Kompania italiane “Grandi Navi Veloci” synon të investojë në Detin Adriatik, duke lidhur portin e Barit dhe të Durrësit gjatë gjithë vitit. Drejtori i marketingut Matteo Catani shprehet se kompania ndërkombëtare GNV synon të jetë për një kohë të gjatë në tregun shqiptar.

Drejtori i marketingut GNV, Matteo Catani : “Anija e re me të cilën do të lundrojmë do të ristrukturojë tregun shqiptar, dhe mendojmë se do të përmirësojmë shumë nivelin e shërbimit. Ne duam dhe mendojmë se do të vemë në zbatim nje segment turistik që do të ndihmojë dhe shtetin shqiptar. Plani unë është një plan afatgjatë, pasi GNV është një kompani me 20 vjet histori, dhe kemi treguar në të gjithë tregjet ku jemi futur se investojmë për një kohë të gjatë, çka kemi në plan ta bëjmë edhe në Shqipëri”.

Kompania GNV, një ndër më prestigjozet në tregun ndërkombëtar, synon të lundrojë për herë të parë nga Bari drejt Durrësit në fund të mujit Korrik, përmes anijes “RAPSODI”, e cila ka 553 kabina 12 suita, 32 kabina ku lejohen kafshët, e gjithashtu, bare restorante, kinema e qendër tregtare. Gjatë sezonit veror nisja nga Bari drejt Durrësit do të jetë 6 herë në javë në orën 23:00, ndërsa gjatë sezonit të dimrit do të ketë tre udhetimë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat