Apeli: Të ndërpriten punimet te diga e Liqenit

Shqipëria

Apeli: Të ndërpriten punimet te diga e Liqenit

Më: 28 maj 2015 Në ora: 19:02

Gjykata Administrative e Apelit vendos ndërprerjen e punimeve të firmës “Gener 2” e cila po ndërton poshtë digës së Liqenit Artificial.

Apeli ka rikthyer kështu vendimin e shkallë së parë e cila i kishte dhënë të drejtë INUK për ndërprerjen e punimeve.

Vendimi u mor mesditën e sotme ku gjyqtarët Lindita Sanaj, Alkelina Gazidedja dhe Artur Malaj vendosën lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.

Punimet për ndërtimin e një kompleksi pallatesh te diga e Liqenit kanë shkatuar reagime të shumta dhe protesta të përsëritura të shoqërisë civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat