Duma: Plan afatgjatë për zhvillimin e bujqësisë me mbështetjen e bashkisë

Shqipëria

Duma: Plan afatgjatë për zhvillimin e bujqësisë me mbështetjen e bashkisë

Më: 27 maj 2015 Në ora: 09:26

Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me fermerët e Rrushkullit dhe Perlatit në Sukth duke ndarë me ta planin afatgjatë për zhvillimin e bujqësisë me mbështetjen direkt nga bashkia.

Banorët kërkuan mbështetjen e Dumës që produket e tyre të shiten shpejt dhe me çmime më të mira. Kandidatja demokrate tha se punësimin do e nisim nga gjëra të thjeshta dhe të realizueshme.

“Do të hapim mundësi që produkti bujqësor i juaji të shitet, që t’ia vlejë të merresh me bujqësi. Do të bëjmë fondin e garancisë për prodhimin bujqësor dhe nga 20-30 % Bashkia do të marrë pjesë në financimin e projekteve bujqësore. Tre tregje të mëdha grumbullimi dhe një pikë frigoriferike për produktet tuaja”, i premtoi Duma fermerëve të Rrashkullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat