Malaj: Blushi, “viktimë” e vetvetes

Shqipëria

Malaj: Blushi, “viktimë” e vetvetes

Më: 26 maj 2015 Në ora: 09:23

Ish- ministri socialist i Financave, Arben Malaj, në një intervistë për Panoramën, thotë se reformat e qeverisë së Edi Ramës kanë arritur rezultate, por kanë prodhuar edhe kosto sociale.

“Çdo kompensim i kursyer rezulton në varfëri të rritur,” tha Malaj.

Ish- ministri ka komentuar edhe deklaratën e Ben Blushit se ata u tërhoqën nga Lëvizja për Mendim Ndryshe pasi dobësimi i PS mund t’i shërbente Sali Berishës.

I pyetur nëse kjo ishte arsyeja pse LMN e mbylli projektin, Malaj tha: “Populli i mençur thotë se ‘Koha është gjykatësi më i mirë’. Opinioni publik ka forcën e analizave shumë më të fortë se një individ, sepse nuk angazhohet në bazë të interesave apo përfitimeve të pritshme personale. Edhe në përgjigje të pyetjes suaj specifike, parapëlqej t’ju përgjigjem me parimin që më inspiron gjithmonë, atë të pjesës plot të gotës së çdo sfide jo personale. Alibitë me abuzimet se kujt i shërbente apo i shërben një mendim, një lëvizje apo një debat publik, i përket gjysmës bosh. Gjysmës së shpresë të derdhur për arsye të paarsyeshme, që vetëm ata që e hodhën poshtë mund ta dinë më mirë dhe ta sqarojnë më sinqerisht se kushdo tjetër. Kjo ndodh jo rrallë, kur individë të ndryshëm bien “viktima” edhe të vetvetes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat