Grabitja te banka në Rrugën e Kavajës u krye me pistoletë lodër!

Shqipëria

Grabitja te banka në Rrugën e Kavajës u krye me pistoletë lodër!

Më: 25 maj 2015 Në ora: 17:41

Grabitja e bankës te Rruga e Kavajës javën e shkuar ëhstë bërë me një pistoletë lodër!

Tre autorët kanë rrëfyer se kanë vjedhur 80 milionë lekë dhe për ta kryer kanë përdorur një pistoletë lodër.

Edhe pse janë penduar ata do të qendrojnë në arrest me burg deri në fund të hetimeve.

Të papunë ata kanë studiuar mirë terrenin dhe filialin e bankës që do të grabisnin, duke u siguruar që kamerat e vendosura nuk do t’i fiksonin fytyrat e tyre.

Përpara gjykatës tre të rinjtë, kanë zbardhur dhe skemën e vjedhjes.

Kristi Sulollari kishte ofruar mjetin e tij për të realizuar vjedhjen. Ata u shprehën se janë penduar për krimin dhe se ishin bërë gati të vetëdorëzoheshin në polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat