Halim Kosova paraqet përparësitë për Tiranën

Shqipëria

Halim Kosova paraqet përparësitë për Tiranën

Më: 24 maj 2015 Në ora: 19:18

Kandidati i PD për Tiranën, Halim Kosova bëri të ditur se sot ishte dita e tretë e objektivave dhe prioriteteve që ai ka për qëllim të realizoj për 1 milion banorët të Tiranës së madhe në katër vitet e ardhshme.

Kosova theksoi se “Jemi këtu për rrugët, trotuaret dhe transportin. Unë do të punoj që të kemi një qytet ku levizet lirshëm, do të kemi një qytet që gjeneron zhvillim, do të kemi një qytet miqësor me qytetarët e tij, një qytet që do të parandalojë agresivitetin e trafikut.”.

Mjeku i njohur premtoi se “Do të kemi një qytet i cili do të mënjanoj kaosin që të gjithë bashkë kemi mbi kurriz, sigurisht që do të punojmë për një qytet që të ketë më tepër siguri në rrugë më shumë lehtësi, korsi të dedikuara për secilin mjet transporti, dhe për bicikletat. Nga të gjithë këto ndryshime në Tiranën tonë, do të krijojmë një ambient më miqësor për qytetarin, për dashamirësit e mjedisit, që të shtojmë me 10% numrin e atyre që do duan të përdorin biçikletën.”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat