Media greke: Shqipëria ndez kufijtë. Një shekull pas luftërave ballkanike, rikthehet rreziku

Shqipëria

Media greke: Shqipëria ndez kufijtë. Një shekull pas luftërave ballkanike, rikthehet rreziku

Më: 23 maj 2015 Në ora: 22:40

Titulli shkrimit është në formën e pyetjes; “Kush dhe pse po u vë zjarrin tani kufijve?”.

“Ka kaluar pak më shumë se një shekull pas përfundimit të luftërave ballkanike dhe rajoni ynë po përballet përsëri me rrezikun e rigjallërimit të fytyrës së vështirë të nacionalizmit nga irredentizmi shqiptar, i cili kërcënon të ndezë tërë gadishullin”, thuhet në fillim të artikullit.

Sipas kësaj reviste, “ngjarjet e fundit provokojnë shqetësim të madh, ndërsa Greqia financiarisht e dobët, e cila ka mbajtur vitet e fundit një qëndrim pasiv, përpiqet të aktivizohet në mënyrë që të ruajë ‘status quo’-në paqësore në Ballkan, si dhe në mbrojtje të interesave të tyre jetike”.

“Guximi i shqiptarëve i ka tejkaluar të gjitha kufijtë”, theksohet në shkrim, ku citohet një burim diplomatik që ka deklaruar: “Tirana i ka bërë protestë të fortë Athinës, përmes ambasadorit grek në kryeqytetin shqiptar 10 ditët e mëparshme, ku ka kërkuar ndryshim të programit për kërkime për hidrokarbure në detin Jon. Pala shqiptare pretendon se janë shkelur ujërat territoriale shqiptare, ndërsa ka kërkuar hartat e kërkimeve tokësore në Epir. Në këtë mënyrë të qartë, shqiptarët, as më shumë e as më pak, vënë në dyshim kufirin tokësor midis Greqisë dhe Shqipërisë”.

Revista greke shkruan se “për hartën e kërkimeve që do të kryhen gjerësisht mbi Janinë nuk ishte ngritur ndonjë çështje nga fqinji, kur e ka paraqitur ministri i atëhershëm për Energjinë, George Manjatis, në vitin 2011".

“Ngrihet një pikëpyetje e madhe - shkruhet në fund të artikullit - , përse qeveria e Edi Ramës ka ndërmarrë një lëvizje të tillë agresive, duke e ditur mirë se sa herë ka bërë diçka të ngjashme në të kaluarën, vendi i tij ka humbur gjithmonë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat