Sot maturantët i nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj

Shqipëria

Sot maturantët i nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj

Më: 23 maj 2015 Në ora: 10:18

Rreth 45 mijë maturantë në Shqipëri do t’i nënshtrohen ditën e sotme provimit të gjuhës së huaj.

Testi për provimin e gjuhës së huaj do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.

Ndërkaq, provimi i gjuhës së huaj do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Provimet e detyruara do të jepen:

Gjuha shqipe më 29 maj
Matematika më 9 qershor
Provimet me zgjedhje më 19 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat