Zbardhen pasuritë e anëtarëve të KLD-së, Gjoni kryeson

Shqipëria

Zbardhen pasuritë e anëtarëve të KLD-së, Gjoni kryeson

Më: 6 maj 2015 Në ora: 16:11

Zbardhen pasuritë e shumta të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në listën e më të pasurve të KLD-së kryeson Gjin Gjoni, i cili vetë rendit të ardhurat vetëm nga puna si gjyqtar, anëtar i KLD-së, i Bordit të Shkollës së Magjistraturës, por edhe nga dhënia me qira e një lokali. Ndërkohë që e shoqja figuron pronare në plot 6 kompani të ndryshme. Vetëm një depozitë në bankën Credins, në emër të Elona Çaushit është në shumën 260.850 euro nga tërheqja e dividentit të “ADFD sh.pk.”

Nuk mungojnë as llogaritë jashtë vendit si ajo pranë bankës “Societe General”, Strasbourg, Francë, në shumën 50.008.35 euro. Albana Shtylla, anëtarja e re e KLD-së, sipas deklarimeve të bëra në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, për vitin 2014 ka shtuar pasurinë e saj pas shitjes së një apartamenti në Selitë të Tiranës për 71 mijë euro, ndërsa ka shtuar të ardhurat nga puna si sekretare e Përgjithshme në Kuvend, por edhe mësimdhënia apo anëtarësimi në Këshillin për Reformën Ligjore.

Trepunësimi i bashkëshortit në shoqëri private, por dhe në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, ka rritur të ardhurat e tyre. Ndërkohë që bashkëshorti i saj rezulton pronar i 2 apartamenteve dhe një ambienti zyrash të lëshuara me qira. Por nuk mungojnë as kreditë në banka. Një tjetër anëtar i KLD-së, Artan Broci rendit 10 llogari bankare edhe pse me shuma jo shumë të mëdha, në secilën prej tyre. Broci siguron të ardhurat, jo vetëm nga puna e tij dhe e bashkëshortes, por edhe qiraja e një lokali dhe një ambienti zyrash. Zbardhen edhe pasuritë e gjyqtarëve Astrit Haxhialushi, Dritan Caka, Dritan Hallunaj, Flamur Kapllani, Hysen Saliko, Ilir Mustafaj, Tritan Hamitaj, Vangjel Kosta e Xhezair Zaganjori.

Gjin Gjoni

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Kontratë sipërmarrje, datë 04.07.2013, me bashkëpronar bashkëshorten Elona Çaushi. 79 000 euro

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Paga si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, nga dt. 01.01.2014 deri më dt. 31.12.2014, sipas vërtetimit dt. 20.02.2015, të lëshuar nga kryetari i gjykatës. 1 333.652 lekë

Shpërblime si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 112 200 lekë

Shpërblime si anëtar i Bordit të Shkollës së Magjistraturës. 36 000 lekë

Dhënie e një lokali me qira prej 117 m2 të ndodhur në Rr. Bogdani, nga data dt. 01.01.2014 deri më dt. 31.12.2014, me pagesë mujoje 2000x12 muaj. 24 000 euro

Detyrime financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë

Kredi nga NBG Banka me bashkëkredimarrës Elona Çaushi. Data e fillimit 27.03.2008 me kohëzgjatje 15 vjet.

Shuma e shlyer 8 455 euro/Gjendja e detyrimit të pashlyer 57 186.85 euro

Overdraft pranë bankës Credins (Kartë krediti VISA). Shuma e shlyer 350 000 lekë/Gjendja e detyrimit të pashlyer 17 085 lekë

Kartë krediti Amex-Black, kartë e dytë bashkangjitur kartës primare në emër të Elona Çaushit. Mbuluar nga Elona Çaushi

Kartë krediti Amerikan Express Gold pranë bankës Credins. Shuma e shlyer 10 000 euro/Gjendja e detyrimit të pashlyer 1 960.12 euro

Kredi për blerje makine Benz Mercedez me bashkëshorten Elona Çaushi, pranë Landeslease sh.a, në vazhdim sipas vërtetimit dt. 31.12.2015, të lëshuar nga shoqëria Landeslease sh.a

Shuma e shlyer 12 128/Gjendja e detyrimit të pashlyer 3 028 euro

Bashkëshortja, Elona Çaushi

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Pronare e shoqërisë “Albania Duty Free Distribution sh.p.k”, me adresë Aba Business Center.

Pronare e shoqërisë “Bio Gourmet sh.p.k”, me adresë Rr. “Ibrahim Rugova”.

Pronare e shoqërisë “Prestige Group sh.p.k”, me adresë TEG.

Pronare e shoqërisë “Best Buy Drug Store sh.p.k”, me adresë “Aba Business Center”.

Pronare e shoqërisë “Albcos sh.p.k”, me adresë “Nasi Pavllo”.

Pronare e shoqërisë “Vintage New and Second Hand sh.p.k”, me adresë Rr. “Nikolla Tupe”.

Depozitë pranë bankës Credins në shumën 260 850 euro, nga tërheqja e divitentit të “ADFD sh.pk.”. Shtesa 270 495 euro

Depozitë pranë bankës Credins në shumën 1 520 080 lekë. Shtesë 8 998.52 lekë

Depozitë pranë bankës Societe General, Strasbourg, Francë, në shumë 50 008.35 euro. Pakësim me 10 828 euro

Kartë Amex Gold. Overdraft, banka Credins

Kartë Amex Black. Overdraft banka Credins

Llogari bankare pranë bankës NBG, gjendja 79.61 euro. Rritje 147.31 euro

Llogari bankare pranë bankës NBG, gjendja 52.09 lekë. Pakësim 64.88 lekë

Gjendje cash 10 000 euro.

Kredi për blerje makine Benz Mercedez me bashkëshortin Gjin Gjoni, pranë Lndeslease sh.a, në vazhdim sipas vërtetimit të lëshuar nga shoqëria Landeslease sh.a.

Kredi nga NBG Bank me bashkëkredimarrës Gjin Gjoni. Data e fillimit 27.03.2008, me kohëzgjatje 15 vjet.

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Tërheqje dividenti që i përket vitit 2013, për shoqërinë “ADFD sh.p.k”, tërhequr në vitin 2014. 13 000 000 lekë ose 94 890 euro

Tërheqje dividenti që i përket vitin 2013 për shoqërinë “ADFD sh.p.k”, tërhequr në vitin 2014. Total për ty tërheqjet 49 000 000 lekë ose 357 890 euro. 36 000 000 lekë ose 263 000 euro

Paga dhe shpërblime si konsulente ekonomike pranë shoqërisë “ADFD sh.p.k” 01.01.2014-31.12.2014. 8 751 000 euro

Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë

Kontratat e huasë më dt. 17.09.2007 dhe dt. 22.04.2008, vetëm kthimi principate pasi është rënë dakord mes palëve, para Prok. Elbasan më dt. 29.07.2014 të Werner Mehlber. Shuma e shlyer 19 600 euro/Gjendja e detyrimit të pashlyer 160 400 euro

Rimbursim shëndeti. 767 euro

Dhënie borxhi shoqërisë “Prestige Group sh.p.k”, në vitin 2014. Shuma e shlyer 1500 euro/ Gjendja e detyrimit të pashlyer 1500 euro

Dritan Caka

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Shtuar gjendja në llogarinë rrjedhëse të pagës në Raiffeisen Bank, të kursyera nga të ardhurat kriminale. 799 667.30 lekë

Shtuar likuiditete, gjendja në cash, të kursyera nga totali i të ardhurave familjare. 1 200 000 lekë

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Të ardhura personale nga paga neto si gjyqtar dhe shtesa për vjetërsi pune. 1 220 049 lekë

Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortes si notere në profesion të lirë. 3 175 629 lekë

Të ardhura nga shpërblimet e pjesëmarrjes në mbledhjet e KLD-së. 112 200 lekë

Albana Shtylla

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Llogari rrjedhëse në Raiffeisen Bank. Pakësuar me 211 634 lekë. 896 072 lekë

Llogari rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank. Pakësuar me 2 020 euro. (E përbashkët me bashkëshortin). 23.64 euro

Llogari rrjedhëse në Tirana Bank. Shtuar me 989 lekë. 21 lekë

Llogari rrjedhëse në Tirana Bank. Pakësuar me 1 059 lekë. 0 lekë

Llogari rrjedhëse në bankën Credins. Pakësuar me 59 lekë. 33 lekë

Kontratë sipërmarrje me shoqërinë “Global Construction sh.p.k” me vlerë totale 71 200 euro për apartament 91 m2 në, (2+1)+garazh Selitë, Tiranë. Është finalizuar me kontratën e shitblerjes së pasurisë së paluajtshme dt. 17.12.2014, duke shlyer këstin e mbetur prej 6 180 euro si dhe regjistrimin e pasurive në ZRPP, në emër të blerësve.

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Të ardhura nga paga si sekretare e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë. 1 381 986 lekë

Të ardhura për shpenzime transporti/karburanti si sekretare e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë, periudha dhjetor 2013. 31 500 lekë

Të ardhura si pagesë kalimtare për efekt të mbarimit të mandatit, të funksionit si anëtare e KQZ-së. 181 160 lekë

Të ardhura si anëtare e Këshillit për Reformën Ligjore pranë Ministrisë së Drejtësisë. 364 670 lekë

Të ardhura për vitin 2014 nga mësimdhënia si pedagoge e jashtme në Universitetin “Luarasi”, Rr. “Avdi Kazani”, Nr.1, Tiranë. 217 441 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortit Ilirjan Lame, janar 2014, si administrator në shoqërinë “Smart sh.p.k”, komuna Farkë, Tiranë. 58 970 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortit Ilirjan Lame si drejtor në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. (Janar-prill 2014). 233 104 l lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortit Ilirjan Lame si menaxher i projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. (Prill-Dhjetor 2014). 480 466 lekë

Të ardhura të bashkëshortit nga kontrata e qirasë datë 16/12/2013, për apartamentin 91.3 m2 në Selitë, Tiranë. 2 700 euro

Të ardhura të bashkëshortit nga qiramarrësi “Sanitermika sh.p.k” për ambientet e zyrave me sip.187.5 m2, në katin e parë të godinës 9-katëshe në Rr. “Ndre Mjeda”, Shk.3, Tiranë ku bashkëshorti është bashkëpronare me 25 % të sipërfaqes së pjesës së pandarë. 5 840 euro

Të ardhura të bashkëshortit nga kontrata e qirasë dt. 14.09.2014, për apartamenti në pronësi të bashkëshortit, me sip. 67.4 m2 në Rr. “Komuna e Parisit”, Tiranë. 270 000 lekë

Detyrime financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë

Kredi për apartament nga Intesa Sanpaolo Bank, Albania, në shumën fillestare, (principal), 46 000 USD. Filloi më 17.12.2003, mbaron më 17..12.2018. në dt. 06.06.2006 është konvetuar nga USD në euro. Më 08.09.2007 është marrë shtesë kredie 6 666 euro me detyrim total (principal) 33 333 euro. Shuma e shlyer 4 120 euro/Gjendja e detyrimit të pashlyer 14 820 euro

Detyrim ndaj “Global Construction sh.p.k” për këstin e fundit, sipas kontratës së sipërmarrjes, për apartamentin 91 m2+garazh në Selitë, Tiranë. Shuma e shlyer 6180 euro/Gjendja e detyrimit të mbetur 0

Detyrim Viza Credit Card, lëshuar nga Tirana Bank. Detyrimi total para shlyerjeve 150 549 lekë. Shuma e shlyer 100 000 lekë/Gjendja e detyrimit të pashlyer 50 549 lekë

Detyrim ndaj Master Card në Raiffeisen Bank. Detyrimi total para shlyerjeve 655 euro. Shuma e shlyer 285 euro/Gjendja e detyrimit të pashlyer 370 euro

Hysen Saliko

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Blerë banesë në emër të djalit, Ibrahim Saliko me sip. 86,89 m2. Shlyer në rrugë bankare me të ardhurat nga kursimet në vite, 30 mijë euro dhe 23 mijë euro paguar në rrugë bankare prej huadhënësit. 53.000 euro

Shitur magazina e ndodhur në fshatin Qinam-Kolonjë. Të ardhurat i kanë kaluar huadhënësit në rrugë bankare. Pjesa tjetër e borxhit ndaj tij prej 1 340 000 lekë shlyer nga kursimet e vitit 2014. 2 000000 lekë

Pakësim i gjendjes cash të deklaruar më parë ndër vite në shumën 4 600 000 lekë nga të cilat 4 200 000 likujduar për banesën. 400 000 shlyer detyrim për prenotimin e banesës, detyrim i prapambetur ndaj shoqërisë G&B”. 4 600 000lekë

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Të ardhura nga paga gjatë vitit 2014 nga puna si gjyqtar i Gjykatës së Apelit, Vlorë. 1 356 022 lekë

Të ardhura nga shitja e magazinës së ndodhur në fshatin Qinam-Kolonjë, të kaluara në rrugë bankare për shkyçjen e huasë për banesë. 2 000 000 lekë

Të ardhura nga shpërblimi për pjesëmarrjen si anëtar në mbledhjet e KLD-së. 112 200 lekë

Të ardhura nga pensioni i pleqërisë së nënës, për vitin 2014. 105 953 lekë.

Të ardhura nga toka bujqësore, pemëtaria dhe bletari e familjes, e ndodhur në fshatin Qinam të Kolonjës. 1 100 000 lekë

Të ardhura nga paga e djalit Ibrahim Saliko si specialist në Ministrinë e Drejtësisë. 532 326 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, e punësuar në sektorin privat. 264 000 lekë

Të ardhura të sjella nga nusja e djalit mbas martesës, të ardhura të siguruara nga dhurata që i kanë bërë prindërit me rastin e martesës dhe dhurata nga dasma e saj. 1 600 000 lekë.

Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë

Shlyer detyrimi prej 3300 eurosh shoqërisë “G&B”

Artan Broci

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Apartament sip. 65.76 m2. (Shtesë anësore e pallatit ekzistues në Don Bosko). Dhurim me bashkëpronar

Llogari pranë bankës Credins nga paga. 735 188.13 lekë

Llogari pranë bankës Credins nga paga. Karta Visa Clasik. 17 329.57 lekë

Llogari pranë bankës Credins nga paga, Depozita Plus. 1 651 036.74 lekë

Interesa nga Depozita Plus, pranë bankës Credins. 12.657.33 lekë

Shtuar llogaria depozitë pranë BKT-së, e bashkëshortes nga puna si notere për të ardhurat e vitit 2013 dhe 2014. Totali 5 079 431.78 lekë

Shtuar interesa nga llogaria depozitë në BKT, e bashkëshortes. 88 257,53 lekë

Llogari rrjedhëse pranë BKT-së, individuale e bashkëshortes si notare. 34 342.9 lekë

Llogari rrjedhëse pranë BKT-së, individuale me të ardhura nga qiratë. 1 296.23 euro

Shtuar interesa në llogarinë, depozitë personale pranë BKT-së. 72.510.02 lekë

Llogari pranë BKT-së e bashkëshortes si “Depozitë fëmija im”. 353 104.16 lekë

Llogari pranë BKT-së, e bashkëshortes si “Depozitë fëmija im”. 404 149.31 lekë

Llogari pranë BKT-së, e bashkëshortes si person fizik, notere. 290 108.21 lekë

Llogari pranë BKT-së, e bashkëshortes si person fizik, notere. Llogari e cilësuar për klientët e pasuritë e paluajtshme sipas udhëzimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave. 170 300 euro. 3 740 000 lekë.

Llogari pranë Banka e Tiranës sh..a, e bashkëshortes si person fizik notere. Llogari e cilësuar për klientët e pasurisë së paluajtshme sipas udhëzimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave. 4.79 euro

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë. 1595 860 lekë

Honorare si anëtar i KLD-së. 112 200 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere në Tiranë. 4 644 223 lekë

Qira nga lokali i shoqërisë “Rexhaq Gold”. 10 800 euro

Qira nga zyra L.OCO deri më 31.03.2014 dhe nga data 01.04.2014 e në vazhdim ndryshuar qiramarrësi. 840 000 lekë

Bashkëshortja, Irma Broci

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Shtuar llogaria depozitë pranë BKT-së, nga puna si notere për të ardhurat e vitit 2013 dhe 2014.

Totali 5 079 431.78 lekë

Shtuar interesa nga llogaria depozitë në BKT, e bashkëshortes. 88 257,53 lekë

Llogari rrjedhëse pranë BKT-së, individuale, si notare. 34 342.9 lekë

Llogari pranë BKT-së si “Depozitë fëmija im”. 353 104.16 lekë

Llogari pranë BKT-së si “Depozitë fëmija im”. 404 149.31 lekë

Llogari pranë BKT-së si person fizik, notere. 290 108.21 lekë

Llogari pranë BKT-së si person fizik, notere. “Llogari e cilësuar për klientët e pasurive të paluajtshme”, sipas udhëzimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave. 170 300 euro. 3 740 000 lekë.

Llogari pranë Banka e Tiranës sh..a si person fizik, notere. “Llogari e cilësuar për klientët e pasurisë së paluajtshme”, sipas udhëzimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave. 4.79 euro

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Të ardhura nga puna si notere në Tiranë. 4 644 233 lekë

Ilir Mustafaj

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Llogari tek Union Bank nga mësimdhënia në Universitetin Justiniani 1. 212 600 lekë

Llogari rrjedhëse të banka Credins. 300 000 lekë

Llogari rrjedhëse tek Raiffeisen Bank. 240 730 lekë

Interesa tek Credins Bank nga matarimi i depiozitës prej 3 000 000 lekësh. Pakësuar në vlerën 170 100 lekë

Interesa tek Union Bank nga matarimi i depozitës prej 2 500 000 lekë. Shtuar kjo llogari në vlerën 196 717 lekë

Llogari rrjedhëse te banka Kombëtare e Greqisë. (Mësimdhënie në Fakultetin Ekonomik Publik). Shtuar kjo llogari në vlerën 431 062 lekë

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Paga nga detyra e gjyqtarit, pagesa e telefonit. Të ardhura të hedhura në Credit Bank. 1 372 121 lekë

Shpërblime nga pjesëmarrja në mbledhjet dhe komisionet e KLD-së. 194 942 lekë

Të ardhura nga mësimdhënia në fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Justiniani i I. 212 600 lekë

Interesa nga llogaria e depozitës së deklaruar në Union Bank. 196 717 lekë

Interesa nga llogaria e depozitës të deklaruar në Credins Bank. 170 100 lekë

Të ardhura nga mësimdhënia, Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Të ardhura të hedhura në bankën Kombëtare të Greqisë. 431 062 lekë

Paga e bashkëshortes, Luiza Mustafaj, gjimnazi “Partizani”. 707 171 lekë

Tritan Hamitaj

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Llogari rrjedhëse Tritan Hamitaj në Raiffeisen Bank në fund të vitit 2014. 137 229 1ekë

Llogari krediti e Tritan Hamitaj në Alfa Bank. 41 000 lekë

Mbyllur depozita 5 000 euro, pranë Credins Bank, në emër të Tritan Hamitaj.

Blerje apartamenti me kusht N2-A3, sipërfaqje 78.24 m2, i ndodhur në pallatin 12-katësh, Rr. “Mbreteresha Teuta”, Durrës. Burimi nga zgjidhja e kontratës me “Ekon Group”. 48 000 euro

Blerje apartamenti, zona kadastrale 8160, Tiranë, sipërfaqe 103.82 m2. Blerës Rudina Hamitaj.

134 435 euro.

Kontratë qiraje datë 13.8.2014 qiradhënës Tritan Hamitaj, apartamenti në zonën kadastrale 8160, Tiranë. 500 euro

Kontratë qiraje datë 5.3.2014, qiradhënës Tritan Hamitaj. Apartamenti N2-A3, sipërfaqje 78.24 m2, Rr. “Mbretëresha Teuta”, Durrës. 25 mijë lekë

Kthim i shumës 1 100.000 lekë në favor të Tritan Hamitaj, të marra borxh.

Kthim i shumë 900 000 lekë në favor të Rudina Hamitaj, të marra borxh.

Zgjidhur kontrata e sipërmarrjes në datën 10.1.2014 me “Ekon Group”, për apartamentin 1+1 , me sip. 51.1 m2. 51 000 euro

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Paga si gjyqtar. 1 457 470 lekë

Të ardhura nga toka bujqësore në Hekal të Mallakastrës. 150 000 LEKË

Pagesa si anëtar i KLD-së. 112 200 LEKË

Paga si mësuese e Rudina Hamitaj. Gjimnazi “Gjergj Kastrioti”, Durrës. 547 863 lekë

Të ardhura nga qiraja e apartamentit në zonën kadastrale 8160, Tiranë. 2283 euro

Të ardhura nga qiraja e apartamentit N2-A3, sip. 78.24 m2, i ndodhur në pallatin 12-katësh, Rr “Mbretëresha Teuta”, Durrës. 220 000 lekë

Të ardhura nga zgjidhja e kontratës me “Ekon Group” për apartamentin me sip. 51.1 m2. 51 000 euro

Të ardhura nga puna part-time e Rudina Hamitajt pranë Institutit të Kulturës Italiane. 46 000lekë.

Interesa nga depozita në bankën Credins për depozitën në shumë 5000 euro. 28 euro

Kthim i shumës 1 100.000 lekë në favor të Tritan Hamitaj, të marra borxh.

Kthim i shumë 900 000 lekë në favor të Rudina Hamitaj, të marra borxh.

Detyrimet financiare ndaj personave juridike dhe fizike

Kredi e marrë nga Tritan Hamitaj në Alfa Bank. Shuma e shlyer 50000 euro/Gjendja e detyrimit të mbetur 49 551 euro

Marrë borxh vëllait 5000 euro në gusht 2014, për blerje shtëpie. Mbetur borxhi në fund të vitit

2.800 euro.

Sokol Çomo pronar i një pylli në Lushnjë

Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Sokol Çomo është bashkëpronar i një pylli në Lushnjë me një sipërfaqe plot 1.16 milionë m2, pasuri kjo e përfituar nga kthimi i pronave te ish-pronarët. Ndërkohë që të ardhurat e tij për vitin 2014 janë shtuar nga paga si drejtues i Zyrës Ligjore për Kreditë me Probleme në Intesa Sanpaolo Bank por dhe shpërblimet e honoraret nga të qenit anëtar në KLD apo dhe një disa komisione e komitete të ndryshme. Presidenti Bujar Nishani ka mundur të shtojë të ardhurat e tij edhe këtë vit nëpërmjet rrogës si kreu i shtetit, dietave por dhe pagës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Kjo rezulton nga deklarata e tij e pasurisë dorëzuar në ILDKPKI. Ndërkohë që bashkëshortja e tij tij ka mundur të sigurojë 6 mijë euro vetëm nga qiraja e një dyqani në Durrës të cilin më pas e ka shitur ndërsa vijon të jetë pronare e një tjetër dyqani por dhe një apartamenti në qytetit bregdetar. Presidenti vazhdon ndërkohë të jetë borxhli në bankë me rreth 3.8 milionë lekë për blerjen e një apartamenti. Ndërkohë që ministri i Drejtësisë, Nasip Naço në deklaratën e tij të pasurisë ka renditur si shtesë për këtë vit zgjerimin e banesës së tij me 170 m2 por dhe blerjen 7 mijë euro të një automjeti.

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Bashkëpronar në pjesë takuese të pandarë të pasurisë së paluajtshme të llojit pyll, në Gradisht të Lushnjës, me sipërfaqe totale 1 157 559.5 m2. Kjo pasuri është përfituar nga procesi i kthimit të pronave te ish-pronari.

Gjendja e llogarisë më datë 31.12.2014 në Raiffeisen Bank. 65 924.95 lekë

Gjendja e llogarisë më datë 31.1 2.201 4 në Intesa Sanpaolo Bank, Albania. 2 230,40 lekë, 405,82 euro dhe 41 ,91 dollarë.

Depozite bankare "Fonde për të ardhmen e fëmijës", Intesa Sanpaolo Bank, Albania. 20 000 lekë.

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Paga dhe shpërblimet neto nga puna si drejtues i Zyrës Ligjore për Kreditë me Probleme në Intesa Sanpaolo Bank, Albania. 3 256 578

Shpërblim (honorar) neto si anëtar i KLD-së. 112 200 lekë

Shpërblim neto si president i Komisionit të Disiplinës pranë Federates Shqiptare të Futbollit. 747 000 lekë

Shpërblim neto si anëtar i Komitetit Shkencor të Shkollës Kombëtare të Avokatisë dhe pedagog i Shkollës Kombëtare të Avokatisë. 605 000 lekë

Shpërblim neto si pedagog i jashtëm i Shkollës së Magjistraturës, ekspert seminari dhe udhëheqës teme. 191 700 lekë.

Shpërblim neto nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) si ekspert trajnimi. 57 600 lekë

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Shpërblim neto nga Universiteti “Luarasi” si lektor. 25. 1 65 lekë

Paga neto e bashkëshortes nga puna si drejtore e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë pranë Gjykatës Kushtetuese. 531 201 lekë nga puna dhe 452 500 lekë nga sigurimet shoqërore

Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë

Kredimarrës kryesor në kredi për blerje apartamenti, Rr. "Ymer Kurti", Tiranë, në shumën 5 000 000 lekë. Fillon me 1 janar 2000 dhe përfundon me 29 shtator 2025. Shuma e shlyer: Principal 203 318,44 lekë dhe interesa 81 861,68 lekë/Gjendja e detyrimit të pashlyer 2 618 022,45 lekë

Bashkëkredimarrës në kredi personale të kredimarrëses kryesore Alma Como, (bashkëshortja) në shumën 1 000 000 lekë. Shuma e shlyer: Principal 106 225,45 lekë dhe interesa 124 662,83 lekë/ Gjendrja e detyrimit për t’u shlyer 777 823,13 lekë

Balanca në kartën e kreditit të lëshuar nga “Raiffeisen Bank”. 364,85 euro

Nasip Naço

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Shtëpi banimi + shtese me sip. totale 170 m2 në Rr. "Sami Frashëri", Tiranë, me vlerë 6 500 000 lekë nga të cilat 5 000 000 kredi nga Raiffeisen Bank dhe pjesa tjetër 1 500 000 lekë nga kursimet familjare në vitë. Shtëpia është blerë në vitin 1999 dhe shtesa është ndërtuar në vitin 2000. 6 500 000 lekë

Automjet tip Benz B Class, me vlerë. 7 000 euro

Shtesa në depozitën pranë Raiffeisen Bank nga paga si minister i Drejtësisë dhe shpërblime nga pjesëmarrjet në Keshillin Kombëtar të Territorit dhe si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 429 073 lekë.

Pakësuar nga gjendja e parave cash të deklaruara në vite. 500 000 lekë.

Depozitë në Raiffeisen Bank nga paga dhe kursime. 2 716 423 lekë

Depozitë në Credins Bank nga kursime. 300 000 lekë

Te ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Të ardhura bruto nga paga si ministër i Drejtësisë për vitin 2014. 2 107 050 lekë

Të ardhura bruto nga pjesëmarrja në Këshilli Kombëtar të Territorit. 80 000 lekë

Të ardhura bruto nga pjesëmarrja si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 125000 lekë.

Të ardhura bruto nga paga për vitin 2014 e bashkëshortës si përgjegjëse e sektorit të shërbimeve të brendshme në Drejtorinë Rajonale të SHKP-së, Tiranë. 761 128 lekë

Të ardhura nga aktiviteti privat i vajzës Betina Naço, agjenci udhëtimesh "Belize Travel&Tours". 200 euro

Detyrimet financiare ndaj personave juridike dhe fizikë

Kredi për blerje apartament banimi, në Rr. "Sami Frashëri", në shumën 5 000 000 lekë. Shuma e shlyer 3 609 752 lekë/Gjendja e detyrimit të pashlyer 2 728 848 lekë

Flamur Kapllani

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Gjendja e llogarisë në emër të Flamur Shkëlqim Kapllanit në datën 01.01.2014 dhe më 31.12.2014. 8 384.20 lekë. 422 354.28 lekë. Credins Bank 1 087 049.35 lekë

Gjendja e llogarive në emër të Ermira Bujar Kapllanit në datën 01.01.2014 dhe 31.12.2014. Gjendje në një llogari 410 778.22 lekë, një llogari tjetër 1544 468 lekë

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Të ardhurat vjetore nga paga bruto si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë. 01.01.2014 deri në 31.12.2014. Kompensim për shpenzime celulari. 1307 746 lekë

Të ardhurat e përfituara nga shpërblimet për pjesëmarrje në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 112.200 lekë

Të ardhurat e bashkëshortes së deklaruesit nga puna si notere pranë Dhomës së Noterisë Tiranë për periudhen 01.01.2014 deri më datë 31.12.2014. 2 000 034,137 lekë

Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë

Kredi në NBG Bank, e marrë në para për blerje banese. Vazhdon pagimi i kredisë. Shuma e shlyer 1400 euro/Gjendja e detyrimit të pashlyer 10 879 euro

Vangjel Kosta

Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë

Pagimi 10% të tatimit mbi të ardhurat ndaj zyres së tatimeve për të ardhurat e realizuara nga IFC. 80 000 lekë

Shuma e depozituar në emrin tim, në Credit Agricole është tërësisht e vëllait tim. 16390 euro.

Bujar Nishani

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Shtesë depozite te Intesa Sanpaolo. 134 765 lekë

Zvogëlim i llogarisë rrjedhëse te Intesa Sanpaolo. 148 636 lekë

Interesa depozite në Raiffaisen Bank. (Futur në bono thesari 15 000 euro, me afat 2-vjeçar, dhjetor 2013-2015), e deklaruar më parë si depozitë. 372 euro

Shtesë depozite në Intesa Sanpaolo Bank. (Bashkëshortja). 1357 euro

Depozitë në Raiffaisen Bank, në fondin e investimeve, pas shitjes së dyqanit të bashkëshortes në Durrës, i deklaruar më apre. Këtu është përfshirë edhe depozita e deklaruar në vitet paraardhëse. (Bashkëshortja). 100 000 euro

Shtesë depozite në RFZ Bank në emër të djalit Ersilio. 120 000 lekë

Shtesë depozitie në RFZ Bank në emër të vajzës Fjona. 120 000 lekë

Shtesë e gjendjes financiare cash. 900 euro+ 40 000 lekë

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Të ardhura nga paga si President i Republikës së Shqipërisë. 2 302 752 lekë

Paga në KLD. 112 00 lekë

Dieta udhëtimesh. 2 160 dollarë + 2 784 euro

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste në BSH. 964 813 lekë

Dieta udhëtimesh të bashkëshortes jashtë vendit. 1 320 euro+ 1 440 dollarë

Të ardhura nga dhënia me qira e dyqanit të bashkëshortes në Durrës (të ardhurat nga qiraja për 6 muaj, pasi më pas u shit). 6 000 euro

Të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti të bashkëshortes në Durrës. 600 000 lekë

Të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani të bashkësho0rtes në Durrës. 660 000 lekë

Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë

Kredi për apartament te Raiffaisen Bank. Shuma e shlyer 285 810 lekë/Gjendja e detyrimit të pashlyer 3 773 778 lekë

Kredi për shtëpi te Raiffaisen. Shuma e shlyer 3 317 euro/Kredia është mbyllur në datë 16/08/2014

Figuracion për kreditë. 42 000 lekë

Dritan Hallunaj

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Llogaria rrjedhëse për pagën time tek Raiffeisen Bank

Llogari rrjedhëse për pagën e bashkëshortes, Enkeleida Hallunaj tek Union Bank.

Kartë debie, kartë kredie në Raiffeisen Bank

Depozitë bankare në BKT. 40 000 euro

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Të ardhurat nga paga ime si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. (Orë jashtë orari,shpërblime si dhe pagën e trembëdhjetë). 1 464 485 lekë

Të ardhura nga pagesat si anëtar i KLD-së. 112 200 lekë

Të ardhura nga pagesat si anëtar i Komisionit Disiplinor të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. 360 000 lekë

Paga e bashkëshortes, Enkeleida Hallunaj, si mjeke stomatologe pranë Autoritetit Shtetëror Rajonal, Tiranë. 541 932 lekë

Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë

Kredi bankare me Raiffeisen Bank, dt. 17.12.2005, në masën 5.000.000 lekë. Shuma e shlyer 284 526.84 lekë/Gjendja e detyrimit të pashlyer 3 612 027.69 lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat