Zbardhet lista e kandidatëve të majtë për këshilltarë në Tiranë

Shqipëria

Zbardhet lista e kandidatëve të majtë për këshilltarë në Tiranë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 09:27

Partia Socialiste zbardhi dje listën për këshillin bashkiak të Tiranës.

Në këtë listë janë 61 emra, ku bien në sy edhe emra të njohur si: Aldrin Dalipi, kryetari aktual i këshillit bashkiak, zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, Elisa Spiropali, e cila para pak kohe dha dorëheqjen nga posti i Drejtoreshës së Doganave, mjeku i njohur, Orion Glozheni, Presidenti i ‘Biznes Albania’, Luan Bregasi, Klodeta Dibra, Adriana Berberi, Blendi Nallbani, Eridian Salianji, kryetarja e FRESSH, Joleza Koka etj.

Në listën e këshilltarëve të PS-së janë përfshirë edhe përfaqësues të partive aleate në një vend të sigurt për të qenë të nesërmen anëtarë të Këshillit Bashkiak. Lista e Partisë Socialiste u depozitua dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Një kopje të listës KQZ-ja ka edhe për kandidatët për këshilltarë të Partisë Demokratike për Tiranën. Në listën e kandidatëve të këshilltarëve të PD-së paraprakisht mësohet se janë përshirë emra të rinj, koordinatorë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, si dhe disa drejtues departamentesh në këtë parti.

Tirana konsiderohet një garë e ethshme jo vetëm për kandidatët por edhe për vetë forcat politike. Vota e qytetarëve, qoftë për kandidatët ashtu edhe për këshilltarët, do të tregojë matësin e forcave kryesore në vend, sa kanë humbur apo sa kanë fituar në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Tirana mbetet një test i rëndësishëm edhe për opozitën dhe veçanërisht për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, i cili është në fund të mandatit të tij katërvjeçar si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Vota për PD-në dhe kandidatin Halim Kosova do të shërbejë si matës vlerësimi për punën që Basha ka bërë në këto katër vjet.

1-Klodeta Dibra

2-Aldrin Dalipi

3-Blerina Doracaj

4-Luan Bregasi

5-Elona Gjebrea

6-Eridian Salianji

7-Elisa Spiropali

8-Orion Gliozheni,

9-Aida Llazani

10-Florian Pullazi

11-Klotilda Ferhati

12-Fatmir Heti

13-Dorina Hena

14-Ylli Cano

15-Adelina Albrahimi

16-Genc Duka

17-Eugerta Teqa

18-Ramazan Buci

19-Alketa Hila.

20-Aqif Qefalia

21-Kozeta Fino

22-Auron Gjani

23-Adriana Berberi

24-Rasim Hidri

25-Luiza Grazdani

26-Abdyl Saraj

27-Joleza Koka

28-Enis hoxha

29-Eni Pëllumbi

30-Maldi Xhelili

31-Liri Jani

32-Laert Duraj

33-Gerta Pëllumbi

34-Blendi Nallbani

35-Laureta Sinanaj

36-Armand Shehu

37-Vilma Myftari

38-Entel Agolli

39-Violeta Sinoimeri

40-Klodian Murta

41-Mimoza Agalliu

42-Aziz tahiri

43-Ariela Malaj

44-Keidi Ahmetaj

45-Nimeta Saraçi

46-Besnik Ferra

47-Rozeta Muharremi

48-Bledar Domi

49-Luiza Simo

50-Demir Osmani

51-Olsa Toqi

52-Agron Xhedia

53-Luljeta Frashëri

54-Florian Kazai

55-Enkela Ymeri

56-Jeton Selimi

57-Ela Goxhaj

58-Blerta Goxha

59-Sofija Prangoni

60-Lorin Ymeri

61-Matilda Idrizaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat