Duma në Shkozet: Puna ime do të nisë nga hallet e qytetarëve

Shqipëria

Duma në Shkozet: Puna ime do të nisë nga hallet e qytetarëve

Më: 3 maj 2015 Në ora: 11:56

Kandidatja demokrate për bashkinë e Durrësit, Grida Duma vijoi takimet e përditshme me qytetarët, veçanërisht në rrethinat e qytetit, duke u ndalur në zonën industriale të Shkozetit.

“Ndonëse një zonë me potencial të madh zhvillimi, e cila nga ana urbane është duke u bashkuar me Durrësin dhe zonën e plazhit, banorët vuajnë varfëri deri në kushte ekstreme, mungesë të madhe punësimi e perspektive, mungesë rrugësh, ujë të pijshëm dhe çdo shërbim të nevojshëm nga bashkia, duke jetuar si qytetarë të dorës së dytë. Krahas harresës dhe lënies së kësaj zone të qytetit si geto, mjaft prej qytetarëve durrsakë janë viktimë e keqqeverisjes dhe përbuzjes nga ana e autoriteteve bashkiake”, thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së.

Kandidatja Duma i ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e modelit që ajo i ofron Durrësit, atë të punës.

“Përlotet një burrë që punon, që nuk na duhet majtas apo djathtas se janë të gjithë qytetarë e banorë. Dhe ku t’i gjejmë njerëzit që punojnë. Unë jam vetëm për një model; njeriun e punës”, tha Duma.

Në bashkëbisedim me këta banorë, kërkesa e tyre kryesore është punësimi. “E para duhet të jetë puna dhe buka. Këto të dyja njëherë pastaj rruga e të tjerat me radhë se nuk bëhet dot menjëherë”, u shpreh një banore e zonës.

Duma u zotua se puna e saj do fillojë tek hallet e shtëpisë së durrsakëve, tek hapja e mundësive për punësim dhe perspektivë për qytetin.

“Është e vërtetë që puna është e para. Sepse keni nevojë të gjithë. Në fund të ditës shtrihesh tek jastiku yt dhe hallet e shtëpisë. Aty fillon e gjitha, tek hallet e shtëpisë tuaj. Duhet të shohim njëri-tjetrin si hallet e shtëpisë”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat