Erion Veliaj vjedh Hillary Clinton

Shqipëria

Erion Veliaj vjedh Hillary Clinton

Më: 28 prill 2015 Në ora: 21:57

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur me “vjedhje” fushatën për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.

Pasi pagoi militantët për të shtuar votat në favor të tij në mediat online vetëm pak orë pasi u shpall kandidat, Veliaj shkon më tej duke kopjuar kandidaten për Presidente në Amerikë, Hillary Clinton. Në posterin që do të shoqërojë fushatën e mjaftistit Veliaj, duket qartë elementi i shigjetës, i kopjuar nga posteri i Clintonit, publikuar vetëm disa ditë më parë.

Kandidati kopjues, ka vjedhur edhe sloganin e Clintonit. Në një nga postimet në rrjetin social Facebook, ndër të tjera ajo shkruan “Drejtimi në të cilën politikat duhet të jenë”, ndërsa slogani i Veliajt është “Drejtimi i duhur për Tiranën”.

Nuk dihet ende arsyeja e kësaj “vjedhje”, por Erion Veliaj duhet t’a dijë që mashtrimet e nisura që në fushatë janë një shenjë paralajmëruese se si mund të jetë mandati i tij 4 vjeçar, gjithmonë nëse rezulton fitues në zgjedhjet lokale. Administrimi i kryeqytetit do të ishte kryekëput siç ka qenë drejtimi i Ministrisë së Mirëqënies Sociale, ku shpesh u akuzua për afera korruptive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat