Ja kush do e drejtojë partinë e re socialiste që po krijohet

Shqipëria

Ja kush do e drejtojë partinë e re socialiste që po krijohet

Më: 27 prill 2015 Në ora: 22:57

Zëvendësministër por edhe shumë i votuar i strukturave të selisë rozë, ka reaguar në një mënyrë të vecantë dhe specifike për lëvizjen politike të Ben Blushit. Vlerësues, por edhe kritik, me një gjuhë, thellësisht politike, ai shkruan nga Kanadaja:

“Kur lexova letrën e hapur të Ben Blushit, mu kujtua një shprehje e Budës, “tre gjëra nuk mund të fshihen për një kohë të gjatë, dielli, hëna dhe e vërteta”.

“Nëse Beni do kish folur me këtë gjuhë qysh më 2007, socialistët do kishin paguar shumë me pak kosto e shumë gjera do të rridhnin ndryshe por …. Megjithatë më mirë vonë se kurrë ! Me sa duket Beni vendosi më në fund “të ecë vetë” … Të shohim vazhdimin …Është hera e parë që po prononcohem për politikën në atdhe pas 8 vitesh dhe merita është e Blushit, cilësitë e te cilit gjithmonë i kam admiruar përveç faktit që ka preferuar gabimisht të “luaje” vetëm. Në politikë luhet me skuadër !”, shkruante Dedja në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat