Gjykata lë në burg Ermal Hoxhën

Shqipëria

Gjykata lë në burg Ermal Hoxhën

Më: 27 prill 2015 Në ora: 14:17

Ky është e dyta herë që Gjykata refuzon kërkesën e Hoxhës për pezullimin e masës së "arrestit me burg"
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ermal Hoxhës për të fituar lirinë, katër muaj pas operacionit “Xibraka” në Elbasan ku u zbulua dhe sekuestrua një laborator i përpunimit të kokainës.

Nga momenti që u vu në pranga në muajin janar bashkë me tetë persona të tjerë, kjo është kërkesa e dytë që Ermal Hoxhës i refuzohet për pezullimi n e masës së arrestit.

Pak kohë më parë Gjykata Apelit pranë Krimeve të Rënda la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ermal Hoxhën dhe të arrestuarit e tjerë, mes tyre dhe Ilir Hysenin, i cili dyshohet si kreu i grupit të trafikantëve.

Pas hetimeve disa mujore, më 5 janar të 2015-ës policia shqiptare së bashku me Prokurorinë arritën të arrestonin 9 persona, mes tyre edhe Ermalin.

Përveç laboratorit , policia sekuestroi në Xibrakë të Elbasanit edhe rreth 30 kg kokainë të pastër, e gatshme për t’u hedhur në tregun evropian.

Ishin autoritetet gjermane ato që sinjalizuan ato shqiptare për ekzistencën e një laboratori kokaine dhe një rrjeti të mirë organizuar trafikantësh, me lidhje në Europë dhe në Amerikën Latine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat