Blass: Veliaj, një njeri që guxon

Shqipëria

Blass: Veliaj, një njeri që guxon

Më: 19 prill 2015 Në ora: 20:07

Ish-zëvendëskryetarja e Bundestagut gjerman, Petra Blass, e cila ishte pjesë e grupit për hartimin e ligjit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit që po diskutohet aktualisht në Kuvend, ka vlerësuar punën e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si një bashkëpunëtor të shkëlqyer.

Në një deklaratë për mediat, Blass shprehet se ndihet e kënaqur që bashkëpunoi me Veliajn për dy çështje të rëndësishme, si ruajtja e trashëgimisë së kujtesës dhe hartimi i ligjit për hapjen e dosjeve të komunizmit.

“Mund t’ju them se z. Veliaj është një bashkëpunëtor i shkëlqyer, mbështetës i palodhur dhe një njeri që guxon sepse nuk është e lehtë të bësh një ligj për hapjen e dosjeve të komunizmit në Shqipëri, në një kohë të shkurtër. Jam e sigurt se do të bëjë punë po kaq të mira edhe në të ardhmen dhe i uroj suksese në garën që sapo ka nisur”, deklaroi Blass, duke vlerësuar edhe angazhimin e veçantë të Veliajt me rininë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat