Basha në Korçë: Rama- Meta trajtojnë shumicën si të njerkës dhe pak si të nënës

Shqipëria

Basha në Korçë: Rama- Meta trajtojnë shumicën si të njerkës dhe pak si të nënës

Më: 18 prill 2015 Në ora: 22:01

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi nga Korça qeverinë se po fut në burg qytetarët dhe po mbron deputetët. gjatë fjalës s ëtij në protestën e PD-së në qytetin juglindor Basha theksoi se në Korçë nuk ka më punë dhe mirëqenie.

“Nuk ka punë në Korçë, nuk ka zhvillim në Korçë, nuk ka mirëqenie në Korçë. Në fytyrat e të rinjve dhe të reja të Korçës nuk shohim melankolinë romantike të serenatave por dëshpërimin e papunësisë skamjes. Varfëria ka hedhur rrënjë thellë këtu në Korçë.

Ata sot kanë pushtin dhe paratë por harrojnë se nuk kanë bërë asnjë gjë dhe nuk mund të kenë asnjë gjë sepse nuk kanë me vete qytetarët, Korçarët, shqiptarët. I braktisën ata shqiptarët të verbuar në rendjen e tyre pas luksit e korrupsionit por janë të mjerë dhe nuk e kuptojnë s ky shesh është pasuria më e madhe luksi më i madh drita më e madhe. Është shpirti i lirë që kërkon punë dhe dinjitet.”- u shpreh Basha.

Basha u shpreh se Korça e kulturës nuk ka asgjë tee peerbashket me dyshen Rama-¬Meta dhe çibanet e tyre. Ai e cilësoi kullën e ngritur në qendër të qytetit si kullën e korrupsionit. “Çfarë ka të përbashkët Korça e kulturës që ka parë botë me sy me ketë qeveri, parlament, administratë, me këtë palo bashkiak, zëvendësues të oligarkut që u rrit në detyrë se i mori dinjitetin qytetit dhe ngriti kullën e korrupsionit për hesap të Ramës e jo qytetarëve. Kulla e turpit, por emri i vërtetë është kulla e korrupsionit, kjo ngrehinë e shëmtuar që i vret sytë sa me mungesën e estetikës, aq me simbolin e keqqeverisjes që po shtrëngon lakun në fytin e shqiptarëve”¬ tha Basha.

Më tej Basha prezantoi kandidatin e PD-së për Bashkinë e Korçës, Rektorin Gjergji Mero dhe kandidatin për Bashkinë e Maliqit doktorin Xhevdet Belishta./opozita

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat