Kopshti Zoologjik i Tiranës, i gjashti më i keq në botë

Shqipëria

Kopshti Zoologjik i Tiranës, i gjashti më i keq në botë

Më: 1 prill 2015 Në ora: 22:19

Kopshti Zoologjik i Tiranës cilësohet si një “burg për kafshët” nga organizata “Mother Nature Network”. Organizata me qendër në Atalanta të Shteteve të Bashkuara e ka klasifikuar kopshtin zoologjik të Tiranës në vendin e 6, në radhën e kopshteve më të këqinj.

Shqetësimi që ngrihet nga organizata është se përse duhet të mbahet hapur një kopsht i tillë, në këto kushte, kur nuk i shërben asnjë qytetari, madje as vetë kafshëve? “Një kopsht zoologjik si ky që ndodhet në Tiranë nuk u shërben as vetë kafshëve, pasi ai nuk është një vend jetese dhe kujdesi për kafshët por është kthyer në një vend ngordhje për to”, shkruhet në vlerësimin e “Mother Nature Network”.

Kopshti zoologjik i Tiranës, pak ditë më parë, u bë objekt i një skandali shumë të rëndë, ku kafshët e kopshtit u përleshën me njëri-tjetrin: njëri prej tyre ngordhi, duke ofruar një skenë tmerri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat