Rama përjashton Lamen nga gara për Tiranën

Shqipëria

Rama përjashton Lamen nga gara për Tiranën

Më: 1 prill 2015 Në ora: 10:06

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, nuk do të jetë kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës. Përjashtimin e emrit të Lames nga gara për bashkinë e Tiranës e bëri vetë kryeministri Rama, i cili nga Lezha gjatë dhënies së certifikatave të pronësisë i është përgjigjur njërit prej qytetarëve të qytetit verior. Gjatë dhënies së legalizimeve, qytetari i ka kërkuar “një nder” Ramës, që të vendoste si kandidat për Tiranën, pikërisht atë që i hanë duart për këtë qytet. Megjithatë Rama është përgjigjur me humor, duke u shprehur se “pikërisht se i hanë duart nuk do ta kandidojmë edhe ne”.

Rama: Hajde Gjin dy kate dhe një papafingo.

Qytetari: Mirë se erdhe zoti Kryeministër. Ju falënderoj shumë se keni kryer detyrën. Mbajtët premtimin dhe keni kryer detyrën. Tejkalimi është nder.

Rama: Për momentin është kryerje detyre. Tejkalimi është nder, por çfarë nderi duhet të të bëj unë ty tani?

Qytetari: E ka ai tjetri që i hanë duart për Bashkinë e Tiranës

Rama: Ky, Tan Lamja? Këtij i hanë duart?

Qytetari: Për Bashkinë e Tiranës e kam dëgjuar në televizor.

Rama: Edhe ne prandaj nuk po e vejmë se i hanë duart.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat