Sot dita e fundit për kontratat lehtësuese me OSHEE-në

Shqipëria

Sot dita e fundit për kontratat lehtësuese me OSHEE-në

Më: 31 mars 2015 Në ora: 19:50

Për ata qytetarë që ende nuk kanë paguar faturat e prapambetura të energjisë elektrike, kanë afat deri në orën 22:00 të ditës së sotme për të lidhur aktmarrëveshjet me OSHEE-në me qëllim për të përfituar kështu nga skemat lehtësuese të qeverisë.

Bazuar në afatin e vendosur nga Ministria e Shëndetëisë, 31 marsi është afati i fundit për konsumatorët familjarë që kanë akumuluar debi ndaj shtetit dhe mund të përfitojnë nga marrëveshjet e pagesës me këste apo skemës përmes së cilës nëse paguajnë totalin e borxhit, përfiton ulje në masën 80% të kamatëvonesës.

Sipas OSHEE-së thotë se nga data 4 dhjetor deri në datën 30 mars janë nënshkruar në total 289,498 aktmarrëveshje. Prej tyre 93,916 janë familje debitore që paguajnë 2500 lekë këst mujor për shlyerjen e faturave të prapambetura, ndërsa 21,397 konsumatorë familjarë në ndihmë ekonomike që paguajnë një këst prej 1000 lekësh.

OSHEE u bën thirrje nënshkruesve të këtyre marrëveshjeve se nëse nuk respektojnë afatet e pagesës kalojnë automatikisht në kategorinë e debitorëve të energjisë dhe ndaj tyre merren masat për ndërprerjen e furnizimit me energji. Numri i konsumatorëve familjarë që kanë kryer të gjithë pagesën dhe kanë përfituar nga falja e 80 % të kamatëvonesës është 174,185 familje.

OSHEE shtyu me një muaj afatin e skemave lehtësuese të qytetarëve nisur nga fluksi i madh në dyert e sporteleve të operatorit për shlyerjen e debive.

Në përfundim të afatit të skemës lehtësuese dhe sipas të dhënave paraprake, OSHEE thotë se janë rreth 100 mijë kontratat debitore të konsumatorëve familjarë të mbetura të cilat do të jenë objekt i analizës së operatorit pasi një pjesë e tyre janë në proces ankimimi në gjykatë, nuk jetojnë më brenda vendit etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat