Kodheli në Itali: Ta luftojmë terrorizmin duke zgjeruar BE-në

Shqipëria

Kodheli në Itali: Ta luftojmë terrorizmin duke zgjeruar BE-në

Më: 31 mars 2015 Në ora: 19:03

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, tha nga Italia se terrorizmi përbën sot një rrezik real për qytetërimin modern dhe Shqipëria sipas saj po jep kontributin e saj për ndaljen e kësaj force të errët, siç e quajti ajo.

Kodheli ishte në Itali me ftesë të Qendrës për Studimet e Larta për Mbrojtjen ku mbajti një leksion me temë, “Situata e Sigurisë në Evropë dhe sfidat e kërcënimet e saj”.

Në fjalën e saj Ministrja Kodheli u ndal kishin në çështje që kanë të bëjnë me sfidat e reja të sigurisë në kufijtë lindor dhe jugor të aleancës, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, zgjerimi i aleancës si përgjigje ndaj kërcënimeve dhe roli i Ballkanit në sigurinë Evropiane dhe më gjerë, etj.

Çështja e luftëtarëve të huaj që vijnë nga Ballkani Perëndimor për të shkuar në Lindjen e Mesme për tu bërë pjesë e organizatave terroriste është një problem mjaft shqetësues, sipas Kodhelit.

Por nga ana tjetër, Kodheli theksoi ndihmën e vazhdueshme të Shqipërisë si një vend anëtare e NATO-s në luftën ndaj terrorizmit si dhe kërkesën për bashkëpunim të vazhdueshëm me vendet e rajonit dhe ato të zhvilluara të Evropës për të parandaluar këtë fenomen. Ajo tha se një nga mënyrat për ta luftuar terrorizmin është edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane.

“Xhihadistët kërkojnë terren të përshtatshëm në Evropë. Sulmet terroriste të disa javëve më parë në France dhe Danimarkë, dhe parandalimi i akteve të mundshme terroriste në Belgjike e gjetkë, janë kambana alarmi për rrezikun që i kanoset sot qytetërimit modern nga forcat e errësirës. Ne i luftojmë ata në mënyrën tonë, por numri i njerëzve që marrin pjesë nga Ballkani Perëndimor, në rajonet e konflikteve, po rritet në mënyrë shqetësuese.

Edhe një herë, është e dukshme që ne po përpiqemi të ngushtojmë hapësirat në zonat përreth nesh, të përmendura më lart. Duke marrë parasysh gravitetin e ambientit të sigurisë në ditët e sotme, ne duhet të lëvizim më shpejt. Unë besoj në mënyrë të palëkundur që duke integruar këtë zonë gri të Evropës në komunitetin Euroatlantik ne do ta bëjmë Aleancën tonë një grup më të mirë vendesh me vlera të përbashkëta, për mbrojtjen kolektive”, është shprehur Kodheli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat