Zbulohen 55 ndërtime pa leje nga organet shtetërore

Shqipëria

Zbulohen 55 ndërtime pa leje nga organet shtetërore

Më: 28 mars 2015 Në ora: 12:07

Në mesin e 427 mijë ndërtimeve pa leje në të gjithë territorin e Shqipërisë ka dhe nga ato që gjenden brenda oborreve të institucioneve shtetërore. Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZINI-t ka bërë publike 55 institucionet qendrore dhe vendore, bashkëngjitur me shtesat dhe ndërtimet në shkelje të ligjit. Në listë ka institucione që variojnë, nga ato të administratës qendrore, ministri, institucione varësie, agjenci, institucione arsimore, drejtori rajonale, duke vazhduar më tej me institucione të qeverisjes vendore, komuna e bashki.

Ironik është fakti, se në krye të kësaj liste qëndron Drejtoria e ALUZINI- t, Tiranë, në të cilën në vitin 2008 është ndërtuar një kat shtesë. Kreu i ALUZNI-t, Artan Lame, deklaroi se këto nuk janë të vetmet drejtori, ku janë bërë ndërhyrje pa leje, duke shtuar se nëpërmjet një aktin nënligjor do të legalizohen. “Në qoftë se një pjesë e këtyre institucioneve, vërtet kanë ndërtuar pa leje, por më pas u përfshinë në procesin e vetdeklarimeve dhe të legalizimeve, rezultojnë edhe një numër shumë i madh institucionesh, të cilat me gjithë shpalljen publike të procesit të legalizimeve dhe, me gjithë kërkesën me shkrim të bërë direkt ndaj tyre, nuk e bën kabull t’i nënshtrohen ligjeve të shtetit”, tha ai.

Ndërkohë, duke folur për procesin dhe abuzimet që janë kryer gjatë 25-vjeçarit të fundit, Lame tha se ky ka qenë procesi më shterues dhe i përgjegjshëm i zbatuar deri tani. “Siç është bërë e ditur nga ne, ky proces prodhoi një shifër prej rreth 427 mijë ndërtimesh pa leje, të shtrira nga pikëpamja hapësinore, në të gjithë territorin e Republikës dhe, nga pikëpamja kohore, duke filluar që prej vitit 1991 e deri në vitin 2014.

Paralelisht me këtë proces dhe përpara tij, ne filluam procedurat për përfshirjen në procesin e legalizimeve edhe të objekteve publike shtetërore apo vendore, që kishin kryer ndërtime pa leje. Për këtë qëllim, që në datën 25 qershor 2014 i kërkuam në mënyrë kapilare të gjithë institucioneve publike të vendit të shpreheshin nëse kishin ndërtime apo shtesa ndërtimesh pa leje, të cilat natyrisht kishin nevojë për legalizim”, tha ai. Përpunimi i të dhënave për objektet, shtesat apo katet pa leje, ka rezultuar me qindra institucione shtetërore publike, që përgjatë viteve kanë ndërtuar pa leje. “Është e paimagjinueshme që një shtet të ndërtojë pa leje, në një kohë që ka ligje që dënojnë qytetarët që e bëjnë një gjë të tillë, për më tepër kur ka bërë edhe ligje për legalizimin e ndërtimeve pa leje”- tha Lame.

Legalizimet

Në këtë proces, 42 institucione qendrore dhe 13 vendore, por edhe të tjera, do të duhet të përfshihen në vetdeklarimi për t’u legalizuar. Apeli i Lames, drejtuar institucioneve, bashkë me akuzat për bashkitë që kanë lëshuar në kundërshtim me ligjin lejet, konsiston edhe në 5 pika kyçe. Së pari, tha ai, askush nuk mund t’i kërkojë llogari të tjerëve, duke mos qenë vetë në rregull.

“E dyta, ky proces do të kishte edhe një funksion edukativ për të shmangur arrogancën e shtetit, që për fat të keq ndonjëherë e konsideron veten zbatues të ligjit, por duke qenë vetë mbi ligjin. E treta, ashtu si qytetarëve që kanë ndërtuar objekte social-ekonomike (jo shtëpi banimi), ju kërkohet të paguajnë disa detyrime ligjore, edhe çdo institucion tjetër publik është i detyruar që t’i kryejë këto pagesa”.

Lame u ndal, së katërti edhe në përfshirjen në procesin e legalizimeve të institucioneve shtetërore. “Përfshirja do të mundësonte formalizimin e këtyre pronave dhe më tej, regjistrimin e tyre të ligjshëm pranë ZRPP-së. Praktikisht i bie që pa këtë proces, ose këto prona mbeten të paregjistruara dhe do të kishim një shtet që nuk regjistron as pronat e veta, ose do të regjistroheshin në rrugë jo ligjore dhe do kishim një shtet që shkel ligjin sërish haptazi. E pesta, çdo veprim dhe investim i bërë në këto prona, tenderim, etj. i bie të jetë bërë dhe bëhet gjithashtu i paligjshëm, sepse kemi një ligj për planifikimin e territorit i cili detajon mënyrën e dhënies së lejeve të ndërtimit. Të gjendur përpara kësaj situate, unë i bëj thirrje edhe një herë, tashmë jo mijëra qytetarëve që ju bindën ligjit, por institucioneve shtetërore, që ta zbatojnë atë. Ne do të bëjmë një ndryshim në aktet nënligjore për ta mundësuar një gjë të tillë, por është e domosdoshme që edhe këto institucione të mos bëjnë asgjë më shumë se sa zbatimin e detyrimeve ligjore”,- deklaroi Lame.

Fundi i muajit janar shënoi mbylljen e procesit të vetdeklarimeve pa leje në rang Republike.

Institucionet Vendore

1 Prefekti i Qarkut Tiranë, Kom. Bërzhitë (shtesë), Kom. Bërxull (shtesë)

2 Prefektit të Qarkut Vlorë (Nënprefektura Sarande), shtesa

3 Komuna Dajç, Lezhë, shtesë kati

4 Komuna Pezë shtesa anësore

5 Bashkia Përmet, Prefekt. Gjirokastër shtesë kati

6 Komuna Lumas, Prefekt. Berat 4 ndërtime

7 Komuna Sinjë, Prefekt. Berat ndërtim dhe shtesë

8 Trajtimi i Studenteve nr. 3, Prefekt. Tiranë, shtesa dhe ndërtime

9 Këshilli i Qarkut Tiranë Shtesë anësore e ndërtuar ne vitin 2004

10 Komuna Hoçisht, shtesa

11 Komuna Hoçisht, Fshati Verlen, Pref. Korçë, 2 ndërtime

12 Komuna Propisht Pogradec (Prefekt. Korçë) shtesë dhe 18 ndërtime

13 Komuna Dardhas Pogradec (Prefekt. Korçë) shtesë.

42 institucionet qendrore abuzuese

1 Drejtoria e ALUIZNI-t, Tiranë, Shtesë (ka bërë vetëdeklarim)

2 Drejt. e Përgjithshme Policisë Shtetit, shtesë kati

3 Drejtoria e Komisariatit të Policisë, Gjirokastër, 1 kat

4 Komisariati i Policisë Korçë, ndërtim 1 kat

5 Drejtoria e Policisë, Qarku Berat, shtesë anësore dhe ndërtim 1 kat

6 Komisariati i policisë Kuçovë, ndërtim 1 kat

7 Drejtoria e Policisë Qarku Durrës, shtesë anësore

8 Komisariati i Policisë Nr. 1 Tiranë shtesë anësore

9 Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë, shtesë anësore

10 Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë, 2 shtesa anësore

11 Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, Tiranë, shtesë anësore

12 Garda e Republikës, 2 ndërtime 1 kat

13 Universiteti Politeknik i Tiranës shtesë kati

14 U. Bujqësor i Tiranës shtesa ne lartësi dhe anësore

15 Universiteti “A. Xhuvani” Elbasan shtesa dhe ndërtime

16 Universiteti “ Fan S. Noli” Korçë shtesë

17 Universiteti i Arteve Tiranë, ndërtim

18 Universiteti i Sporteve i Tiranës, ndërtim 1 kat

19 Godina e Bashkisë Kavajë, shtesë kati në lartësi

20 Zyra Arsimore Sarandë, shtesa kati

21 Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore shtesa

22 Drejtoria e Policisë Qarku Gjirokastër, ndërtim

23 Drejt. Rajonale Shërb. Pyjor Gjirokastër, shtesë anësore dhe në lartësi

24 Drejtoria e Policisë, Qarku Tiranë, ndërtim

25 Drejtoria e Bujqësisë Berat, shtesë

26 Drejtoria e Përgjithshme Detare, shtesë dhe 2 ndërtime

27 DRSHTRR Gjirokastër, ndërtim 2 kate

28 DRSHTRR Korçë, shtesë dhe ndërtim

29 DRSHTRR Sarandë, shtesë dhe ndërtim

30 DRSHTRR Peshkopi, 2 ndërtime

31 DRSHTRR Vlorë, ndërtim 1 kat

32 DRSHTRR Tiranë, ndërtim

33 DPSHTRR, shtesë kati

34 Porti Detar Vlorë, ndërtime

35 Drejtoria Rajonale e Tatimeve Vlorë, shtesë

36 Drejtoria Kulturore Kombëtare Vlore shtesë

37 Drejtoria e Shëndetit Publik Vlore, shtesë

38 Shërbimi Pyjor Vlorë, 2 ndërtime

39 Zyra arsimore Vlorë, ndërtim

40 ZVRPP Fier, shtesë anësore dhe në lartësi

41 Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë, Korçë shtesë

42 Shërbimi Social Shtetëror Korçë, shtesë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat