Qeveria shqiptare "liberalizon" tregtinë e gomerëve, ja vendimi

Shqipëria

Qeveria shqiptare "liberalizon" tregtinë e gomerëve, ja vendimi

Më: 27 mars 2015 Në ora: 19:51

Duke nisur që nga dita e djeshme (26 mars 2015) në vendin tonë do të importohen pa taksa (TVSH) disa lloje kafshësh, ku vlen të përmenden gomari, struci, deveja etj. Ky vendim i qeverisë shqiptare është botuar në Fletoren Zyrtare, ditën e djeshme.
“Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr. 92/2014, datë 24.7.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, ministri i Financave UDHËZON: Në udhëzimin nr. 6, datë 30.1.2015, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi i mëposhtëm: 1. Paragrafi 1, i pikës 10, të nenit 51, ndryshohet me këtë përmbajtje: “10. Kafshët për majmëri, importimi i të cilave është i përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, në bazë të nenit 56, pika 40 e ligjit, janë kafshët e gjalla për majmëri, të klasifikuara sipas kodeve të mëposhtëm të NK-së”, theksohet në njoftimin e publikuar në Fletoren Zyrtare të qeverisë. Ende nuk dihet se përse është marrë kjo masë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat