Çela: 55 mln $ euro për energjinë

Shqipëria

Çela: 55 mln $ euro për energjinë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 15:55

Vlera e investimeve të ardhshme në sektorin energjetik pritet të jetë 55 milionë dollarë. Në një konferencë për mediet, Kreu i OSHEE-së, Ardian Çela deklaroi se shuma totale e mbledhur nga arkëtimet nga janari i këtij viti llogaritet në 170 milionë dollarë, ndërsa synohet që deri në fund të vitit, arkëtimet të arrijnë në 54.8 miliardë dollarë.

“Në shkurt mblodhëm 70 milionë dollarë! Gati dyfish më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nga muaji janar e deri më tani, kemi mbledhur 170 milionë dollarë dhe besojmë se me ecurinë e deritanishme, do të realizojmë objektivin e vendosur: deri në fund të vitit të mbledhim 54.8 miliardë lekë. Këto të dhëna financiare na japin më shumë garanci për investimet, të cilat jemi gati t’i nisim”, deklaroi Çela.

Sipas Adrian Çelës, investimet synojnë rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike në zonat problematike, sipas kategorisë së konsumatorëve bazuar mbi analizat e viteve të fundit; përmirësimin e nivelit të humbjeve (4.1%) dhe rritjen e sigurisë së impianteve për të garantuar personelin, komunitetin dhe vet impiantin.

Sektorët ku do të investohet

991 milionë lekë në Ndërtim Nënstacionesh
2.73 miliardë lekë në Ndërtim rrjeti TM dhe Kabina transformimi
820 milionë lekë në Ndërtim rrjet TU ABC
711 milionë lekë në sistemin e Matjes

Investimet në nënstacione

Ndërtimin e Nënstacionit 110/ 35 dhe10 kV Çorovodë
Fuqizimin e Nënstacionit Qendër
Rikonstruksionin e Nënstacionit Golem
Rikonstruktohen nga ana ndërtimore Koçuli në Vlorë, Hysgjokaj në Berat si dhe rikonstruksioni ndërtimor i 10 Nënstacioneve të ndryshme në Veri
Sa i takon investimeve në rrjetin e Tensionit të Mesëm, plani parashikon:
Ndërtimin e 6 fiderave dalës nga N/st-in 110/20 kV Tirana Qendër
Ndërtimin e rrjetit TM në zonën e Kënetës, Spitalles
Ndërtimin e fiderit 332 n/st Selitë
Kalimin në rrjet 20 kV i kabinave të fidërave të N/st Karbit
Dhe një sërë investimesh të tjera në ndërtim dhe rikonstruksion rrjeti TM të shpërndara kryesisht në rajonet Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Shkodër. Këto investime prekin më shumë se 150 km linjë të tensionit të mesëm 20 kV; 170 kabina transformimi 6/10/20/0.4 kV dhe 30 000 abonentë.

Investimet novatore

OSHEE parashikon edhe projekte inovative, kryesisht, në drejtim të shërbimit ndaj konsumatorit, me vlerë afro 5 milionë dollarë: infoKiosk-at, të cilat do të vendosen në qendra publike, ku çdokush mund të informohet në lidhje me shërbimet e OSHEE, dhe të paguajnë faturën e dritave përmes kartës bankare dhe arkiva dixhitale, ku përmes së cilës mund të ndiqet në kohë reale statusi i ankesës apo kërkesës së klientit në kohë reale. Të tjera projekte janë gati dhe kanë nisur implementimin, si pagesa e faturës së energjisë elektrike me kartë bankare dhe pagesa përmes telefonit celular. Projekte në drejtim të sigurisë së të dhënave është ajo e Smart Maters (matësat inteligjentë) dhe SCADA. Ky i fundit synon kontrollin në kohë reale të ngarkesës, balancimit si dhe humbjeve në rrjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat