Basha: Hetim i plotë për akuzat e deputetit Doshi

Shqipëria

Basha: Hetim i plotë për akuzat e deputetit Doshi

Më: 5 mars 2015 Në ora: 19:58

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga selia e PD-së tha sot se duhet të kryhet një hetim i plotë për akuzat e ngritura nga deputeti Tom Doshi, duke theksuar se, “ndjeka e hetimit të Metës si një deputet i thjesht është parakusht për një hetim të drejtë.”

“Ajo çfarë duam ne është që të bëjmë drejtësi për akuzat që vijnë nga radhët e mazhorancës. Kupola nën akuzë janë bërë bllok për të manipuluar ngjarjen, për të rregulluar alibitë, për t’i vënë këmbë të gjata gënjeshtrave të tyre, duke i përzier me spekulime pa vlerë me qëllime që njerëzit të mos kuptojnë çfarë po bëhet. Për shqiptarët kjo nuk është e re dhe e papritur. Qeveria i ka mashtruar, duke filluar nga energjia elektrike e me radhë”, deklaroi Basha.

Por Basha thekson se dyshja Rama-Meta mund t’i shpëtojnë drejtësisë, por jo popullit. “Dyshja Rama-Meta janë të akuzuar njëri si porositës, tjetri si fshehës i veprës penale. Mund t’i fshihen drejtësisë, por s’i fshihen dot popullit”, tha kreu i opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat