Banorët e fshatit Menkollarë: Në 25 vjet asnjë investim, s’marrim pjesë në zgjedhje (Video)

Shqipëria

Banorët e fshatit Menkollarë: Në 25 vjet asnjë investim, s’marrim pjesë në zgjedhje (Video)

Më: 5 mars 2015 Në ora: 18:06

Banorët e fshatit Menkollarë në Gramsh thonë se nuk do të pranojnë kutitë e votimit për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 21 qershor, pasi janë lënë në harresë prej 25 vitesh.

Vendimi është marrë nga pleqësia e fshatit, në mbështetje edhe të 2 anëtarëve të Këshillit të Komunës Skënderbegas., raporton news 24.

Rreth 180 banorët e fshatit thonë se prej 25 vitesh në këtë fshat nuk është bërë asnjë investim.
“Nuk do të marrim pjesë në zgjedhje, nuk i pranojmë fare kutitë për arsye se nuk na ka ndihmuar shteti. S’kemi as ambulancë, as shkollë as rrugë.

Çfarë bën qeveria, çfarë bën shteti?”- shprehen banorët.
Për të shkuar në qendër të komunës Skënderbegas, ose në stacionin e autobusit më të afërt, banorëve u duhet të udhëtojnë orë të tëra në këmbë. Të njëjtin fat kanë edhe nxënësit e shkollës fillore, të cilët për të bërë mësimin duhet të shkojnë në fshatin Skënderbegas.

Banorët kërkojnë nga qeveria ndërtimin e një rruge për tu lidhur me qendrën e komunës Skënderbegas, ose të ndërtojnë një urë tip pasarelë mbi lumin Devoll, për tu lidhur me komunën Kodoviat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat