Meta mbledh deputetët e tij. Braho kërkon video-projektor

Shqipëria

Meta mbledh deputetët e tij. Braho kërkon video-projektor

Më: 4 mars 2015 Në ora: 11:48

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka thirrur në një takim në Kryesinë e Kuvendit ministrat e kësaj force politike dhe deputetët e tij.

Sot Meta ka refuzuar që të komentojë çështjen e akuzave të Tom Doshit.

Edhe Spartak Braho nuk ka folur për mediat.

Mbledhja ka zgjatur rreth 30 minuta dhe zyrtarisht është thënë se është një përgatitje për seancën parlamentare të së enjtes.

Por mësohet se kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, ka kërkuar që në sallën e seancave parlamentare, ditën e enjte të instalohet nje video-projektor.

Një ditë më parë Braho tha se ka të dhëna që do t’i bëjë publike në seancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat