Berisha: Rama-Meta përgatitën skenarin e vrasjes së Doshit

Shqipëria

Berisha: Rama-Meta përgatitën skenarin e vrasjes së Doshit

Më: 3 mars 2015 Në ora: 14:42

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta, si organizues të skenarit të vrasjes së deputetit socialist Tomë Doshi.

Berisha akuzoi Ilir Metën se ka organizuar, ka porositur dhe ka paguar, vrasjen e tij dhe të deputetit të PD-së zotin Fufi. Ish-kreu i PD-së tha se dy janë aktet më të shëmtuara të kësaj akuze:

“Së pari është porositja e vrasjes, pagesa për vrasjen, dhe së dyti, tmerrësisht abuzuese, komprometuese heshtja e varrit e Edvin Ramës për pesë muaj me radhë. Këta kumbarë që pushuan së qenuri zotëri, e konsiderojnë qeverinë, Parlamentin, jo si institucione të ligjit, por si shpella dhe si bodrume të mafies në pushtet”.

"Çdo qytetar është i ftuar në këtë moment të shtrojë pyetjen, pse Ilir Meta zgjodhi në një anë Doshin në PS dhe Fufin në PD! Kam qëndruar mendime të cekëta sipas të cilave, Meta kishte inate të mëdha me Doshin, qesharake, të turpshme. Meta me Doshin i kishte aq vaj marrëdhëniet sa Rama u bë xheloz. Meta me Doshin në krah, e mbante Ramën 30 minuta në telefon, se si po shijonin verën, kecat, karkalecat”.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama, se ai ishte miratuesi i krimit, ndërsa përsa i përket akuzave të kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, Berisha mohoi të jetë i përfshirë vetë ose kunati i tij në këtët ngjarje:

“Unë kam neveri të komentoj botën e krimit. Meta ka thirrur në zyrën e tij persona të caktuar për t’iu thënë se Berisha i ka sponsorizuar këto dy vrasje. Dhe ata i kanë thënë, edhe 1 qime floku po i lëvizi këtij njeriut tonë, do i kesh punët siç meriton ti kesh. Vrasjen do të ma faturonin mua, Sali Berisha s’ka 60 mijë euro në llogarinë e vet, do kishte 600 mijë euro. Nuk ka punë kunati në këtë mes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat