Tiranë, helmohen nga ushqimi në akademi studentët e policisë

Shqipëria

Tiranë, helmohen nga ushqimi në akademi studentët e policisë

Më: 3 mars 2015 Në ora: 09:28

Studentë të kursit për tu bërë pjesë e Policisë vsë Shtetit pesë ditë më parë kanë pasur probleme në shëndetin e tyre si pasojë e helmimit nga ushqimi.

Mësohet se ushqimi jo i mirë në Akademinë e Policisë, ka sjellë dhe keqësimin e shëndetit për disa nga studentët në këtë akademi, ku disa prej tyre kanë marrë dhe ndihmë mjekësore nga klinika që ndodhet pranë kësaj akademie.

Burimet pranë këtij institucioni thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se situate jo me mirë ka ndodhur pesë ditë më parë. Studentët sapo kanë ngrënë ushqimin në mencë kanë ndjerë probleme shëndetësore dhe dhimbje të forta në bark.

Është dashur ndërhyrja e stafit mjekësor në këtë akademi që gjendja e tyre të përmirësohet. Pas kësaj situate, është konkluduar se shkak i kësaj është bërë ushqimi jo i freskët që është servirur në mencën e Akademisë së Policisë.

Fatmirësisht nga ky helmim nuk është cënuar rëndë shendeti i asnjë prej studentëve të policisë, ndërkohë që nga administrata e Akademisë, janë marrë masa të menjëhershme për shmangien e çdo incidenti të tillë dhe përjashtimin e rasteve të tjera për servirjen e ushqimit jo të freskët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat