Ja si i nxorri policia me dhunë studentët nga greva (Video)

Shqipëria

Ja si i nxorri policia me dhunë studentët nga greva (Video)

Më: 1 mars 2015 Në ora: 13:25

Policia bëri një ndërhyrje të shpejtë dje pas mesnate për të nxjerrë me dhunë studentët e Infermierisë nga greva.

Aksioni i tyre është filmuar me telefon nga persona të pranishëm të cilët më pas ua kanë shpërndarë televizioneve.

Në video shihet ndërhyrja e dhunshme dhe zhurmat e thyerjes së xhamave që konfirmojnë dhunën e ushtruar ndaj studentëve.

Disa studentë meshkuj janë goditur dhe janë shoqëruar në komisariate.

Aksioni u bë rreth orës 02:00 të mëngjesit të së dielës.

PD e ka dënuar këtë ngjarje duke e cilësuar banditeske.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat