Lezhë, Basha në turin politik paralektoral

Shqipëria

Lezhë, Basha në turin politik paralektoral

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 17:58

Kryetari i Partisë Demokratike nis fushatën zgjedhore nga Lezha. Fillimisht ai u ndal në takime me banorë të Shënkollit dhe Zadrimë e më pas në qytet. Deklaroi se PD po nis hartimin e programit qeverisës dhe se PD nuk do të bëjë gabimin e Edi ramës që premtoi jast realitetit dhe tani po rrënon shqiptarët.

Duket se si i ka dëgjuar kritikat ndaj turit që i parapriu protestës së 22 nëntorit, dhe këtë herë kryetari i opozitës thirri gjithë median me vete, në bashkëbisedimet me qytetarët.
E nisi turin e tij politik paraelektoral në Shënkoll dhe Zadrimë të Lezhës. Ankesa për faturat abuzive të energjisë, mungusa e investime në rrugë dhe e mbështetjes për fermerët
U foli për qëllimin e turit të tij, i cili i paraprin përzgjedhjes së kandidatëve për Bashkinë e Lezhës, e cila tashmë përfshin edhe komunat përreth.
Gabimin e kundërshtarit që premtoi jasht realitetit dhe tani po bën të kundërtën e atyre për ët cilat u votua Basha thotë se nuk do ta bëjë.
Kreu i opozitës tha se takimet e tij me qytetarët do t’i shërbejnë hartimit të projektit të qeverisjes së demokratëve, dhe në planet e tij nuk është as PS, as LSI.
Qeverinë e sulmoi dhe tek qytetarët e Lezhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat