Shqipëria bëhet pjesë e programit të BE-së “Europa për qytetarët”

Shqipëria

Shqipëria bëhet pjesë e programit të BE-së “Europa për qytetarët”

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 14:55

Në Bruksesl është nënshkruar marrëveshja për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e Bashkimit Europian “Europa për Qytetarët”, duke ju referuar njoftimit zyrtar te Ministrisë së Mirëqenies Social.

Marrëveshja u nënshkrua nga zv/ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentjana Sula, ndërsa për Komisionin Europian nga Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet e Brendshme dhe të Migracionit, Matthias Ruete.

Sipas njoftimit, pas ceremonisë së nënshkrimit, zv/ministrja Sula u shpreh se “ky program është një mundësi e mirë, sidomos për grupet e interesit që janë prekur direkt nga regjimi i shkuar komunist, siç janë shoqatat e ish të përndjekurve politikë dhe grupet e tjera të të drejtave të njeriut, për të realizuar programe të përbashkëta me partnerë të vendeve të tjera që kanë patur të njëjtën histori, ashtu si Shqipëria.

“Programi i cili mbështetet në dy shtylla, kujtesa për të shkuarën dhe promoviomin e qyteteve të Europës, ka qëllim të sigurojë një bashkëjetesë harmonike që i jep frymë bashkëjetesës integruese”, mësohet të jetë shprehur zv/ministrja Sula duke shtuar se ky program krijon mundësi për shoqërinë civile për të realizuar projekte në fushën e promovimit të frymës së bashkëjetesës harmonioze, tolerante dhe të integruar.

Me anë të këtij projektvendimi bëhet e mundur pjesëmarrja e Shqipërisë në Programin “Europa për Qytetarët” duke kontribuar në të kuptuarit e qytetarëve historinë e BE-së, të diversitetit, për të nxitur qytetarinë evropiane dhe për të përmirësuar kushtet për pjesëmarrje qytetare dhe demokratike. Rritja e ndërgjegjësimin e kujtesës, historisë dhe vlerave të përbashkëta,do të jete i mundur tanimë nëpermjet ketij programi, duke zhvilluar të kuptuarit e qytetarëve në procesin e vendimeve të politikave të BE-së dhe duke promovuar mundësi për angazhim shoqëror, ndërkulturor dhe për vullnetarizëm, sipas njoftimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat