Prezantohen anëtarët e rinj të KQZ-së, Denar Biba nënkryetar

Shqipëria

Prezantohen anëtarët e rinj të KQZ-së, Denar Biba nënkryetar

Më: 30 janar 2015 Në ora: 17:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zgjodhi sot Denar Bibën nënkryetar, pas plotësimit të tre vendeve vakante me anëtarët e propozuar nga maxhoranca.

Tre anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba dhe Edlira Jorgaqi të propozuar nga PS dhe Gëzim Veleshnja i mbështetur nga LSI, morën sot detyrën, ndërsa kandidaturat e tyre u miratuan mbrëmjen e së enjtes nga Kuvendi, pas një seance maratonë.

I plotësuar tashmë me 7 anëtarë, institucioni më i lartë zgjedhor në vend votoi për zgjedhjen e nënkryetarit të ri, duke miratuar me 4 vota pro Denar Bibën, i cili rikthehet në këtë pozicion, pas dorëheqjes së tij në prill 2013.

Në mbledhjen e sotme, Kryetarja e KQZ-së Lefterije Luzi bëri apel që të punohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në seancën maratonë të së enjtes, Kuvendi miratoi tre emrat për të plotësuar vendet vakante në KQZ. Denar Biba siguroi 79 vota pro, Edlira Jorgaqi 77 vota pro dhe Gëzim Veleshnja 82 vota pro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat